airbus

3 miliardë £ gjobë për Airbus, një shembull për ata që flasin për konçesione “të mbrojtura me ligj”

Postuar në 01 Shkurt, 2020 00:53

Kompania më e madhe ajrore shumëkombëshe në Europë, Airbus do të duhet të paguajë 3 miliardë stërlina gjoba pasi ka pranuar se ka paguar shuma të mëdha rryshfeti për kontratat e fituara në 20 vende. 
 Airbus pranoi të paguajë gjobën pasi ra në marrëveshje me hetuesit në Britaninë e Madhe, Francë dhe ShBA, në mënyrë që të mbyllet hetimi që ka nisur katër vjet më parë. 

Fitorja ndaj Airbus hap rrugën për tarifat miliarda dollarë ndaj mallrave europiane

Postuar në 15 Shtator, 2019 17:14

Donald Trump ka arritur një fitore thuajse personale që i jep të drejtë politikave të tij për aplikimin e tarifave ndaj mallrave europiane. Organizata Botërore e Tregëtisë ka vendosur së fundmi në favor të SHBA-së lidhur me çështjen e Airbus, kompani e cila është financuar në mënyrë të paligjshme nga BE-ja duke provokuar një dëm që sipas amerikanëve vlerësohet në rreth 11 miliardë dollarë.

Der Spiegel: Thellohet skandali me Eurofighter, 183 mln euro ryshfet

Postuar në 10 Tetor, 2017 13:10

Merr të tjera përmasa skandali i “Eurofighter” në Austri. Drejtori i "Airbus", Tom Enders paralajmëroi drejtuesit dhe punonjësit se kompania mund të përballet me "dënime të rënda" për rastet e korrupsionit, ndër të cilat shitja e avionëve luftarakë në Austri. Tani për tani është zbuluar se zyra e “Airbus” në Paris kishte ngritur një rrjet të kompanive që ishin të lidhura me “Vector Aerospace”, një ish-degë e mirëmbajtjes së grupit në Londër.

Hetim antitrust nga BE-ja për bashkimin “Airbus-Safran”. Kompanitë: “Konkurenca jonë nuk është brenda BE-së. Ka shumë rregullore dhe burokraci”

Postuar në 05 Mars, 2016 06:16

Bashkimi Europian ka hapur para disa ditësh një hetim të thellë mbi blerjen e përbashkët që kompanitë “Aribus Group SE” dhe “Safran SA” i bënë kompanisë kryesore europiane të lëshimittë raketave. Sipas raportimeve mediatike hetimi niset nga premisat se ndërhyjra e bërë në treg nga dy kompanitë e mësipërme mund të pengojë invoacionin dhe të çojë në rritje çmimesh në një sektor që bazohet gjerësisht mbi optimizimin e këtyre dy aspekteve.

Subscribe to RSS - airbus