fitues
Macron, fitues i debatit presidencial në Francë
3 orë e 24 minuta mbajti debat televiziv i pesë kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Francë, ku nuk munguan konfrontimet. Protagonistë ishin padyshim Marine Le Pen dhe Emmanuelle Macron. Temat e diskutuara nga burkini, ekonomia e BE-së dhe marrëdhëniet me Rusinë e Putinit. Fituesi? Në fund të mbrëmjes rrjeti BFMTV bëri një anketë të shpejtë ku rezultoi se Makron ishte më bindës, ndërsa Francois Fillon dhe Marin Le Pen u renditën pas tij.
Fitore e Konit apo faull i Dibrës?
Për herë të parë një garë universitare fitoi vëmendjen e publikut dhe mediave për shkak të implikimit në këtë proces të emrave nga bota e krimit. Pavarësisht lirisë universitare që propagandohet, zgjedhjet për Rektoratin e Tiranës nuk u shkëputën dot nga ndikimi politik, për arsye që lidhen sa me kandidatët ashtu edhe me interferimin e pushtetit në botën akademike, për aq sa elita jonë universitare mund të quhet e tillë për nga dimensioni shkencor dhe human që ajo përfaqëson.
Cruz dhe Clinton, fitues në Iowa
Me një rezultat surprizë Ted Cruz, fitoi betejën e parë mes republikanëve për zgjedhjet presidenciale. Kur ka mbetur edhe shumë pak deri në rezultatin përfundimtar në provën e Ajoas, Cruz ndodhet në vendin e parë me 28% të votave , duke lënë pas kandidatin kryesor, miliarderin Donald Tramp, i cili u ndal 24% të votave. Politika e tij nacionaliste, duket se ka shërbyer pak, pasi Tramp rrezikoi të kalohej në këtë votim edhe nga Senatori Marko Rubio, i cili u rendit i treti me 23%.