pbb
10 mijë vetë më pak në skemën e ndihmës ekonomike
Ankesat e qytetarëve për skemën e re të ndihmës ekonomike dhe mungesa e të dhënave nga qeveria për numrin e përfituesve gjatë muajve dhjetor 2017-janar 2018 ka krijuar dyshime se ka shkurtime të mëdha në këto lista. Plan-pagesat e 11-mujorit 2017, tregojnë se jashtë skeme mund të jenë lënë afro 10 mijë familje.
Tema Tv
Koncesionet, 6% e PBB-së. "Petrolifera", rekord fitimesh. Me humbje, pullat fiskale dhe markimi i karburanteve
Petrolifera, Tirana Airport Partners dhe pasaportat janë tre koncesionet me më shumë fitim në Shqipëri. Sipas një raportimi të Top-Channel, norma e fitimit të tyre është mbi normalen, teksa koncesioni i parë arkëton 52% fitim, ndërsa dy koncesionet e tjera, përkatësisht 33% dhe 39%.
Në total koncesionet janë investimet më fitimprurëse në vend, që do të thotë kapitalizim i shërbimeve publike përmes një menaxhimi të privatit. Përfundimi: fitime marramendëse, por edhe kosto për qytetarët në disa raste.
Loja me statistikat e bazuara vetëm te numëruesi
Ditët e fundit, në mediat shqiptare u raportua se borxhi publik shqiptar u rrit këtë vit. Javët e fundit, në mediat amerikane u raportua se numri i njerzve me ngjyrë të vrarë nga policia është përpjestimisht më i lartë se i të bardhve.
Të dyja raportimet janë të sakta, por tregojnë vetëm gjysmën e së vërtetës – ato bazohen vetëm në numëruesin e thyesës, duke lënë në hije emëruesin e saj.
Ngadalësimi i rritjes ekonomike*
Treguesi “Prodhim i Brendshëm Bruto” (PBB), i cili është treguesi kryesor i rritjes ekonomike, përfaqëson atë pjesë të vlerës monetare të produkteve dhe shërbimeve që krijohet brenda vendit. Shqipëria pati një rritje të shpejtë të PBB-së në periudhën 1992-2008 (rritja mesatare vjetore reale: 6.1%), duke patur si motor për këtë rritje kërkesën e jashtëzakonshme – ose më saktë, urinë – për mallra të konsumit të gjerë dhe për banesa më dinjitoze. Motori i mësipërm pati si karburant kryesor dërgesat valutore të emigrantëve dhe paratë e nëndheshme të trafiqeve ilegale.
Pse puna e grave nuk llogaritet si prodhim?
Është bërë një tregues kaq i njohur sa pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se krijimi dhe matja e PBB-së bazohet në shumë supozime dhe vlerësime. Por mes këtyre supozimeve dhe vlerësimeve, dy faktorë janë përjashtuar dhe nuk merren parasysh: ndryshimet në treguesit e mjedisit; dhe puna e papaguar në shtëpi apo puna vullnetare.
Borxhi real është 83% i PBB-së
Një raport i FMN-së për transparencën fiskale, publikuar në muajin janar, evidenton se borxhi publik i Shqipërisë është më i lartë sesa është deklaruar deri më tani. 83% vlerësohet borxhi, ndërkohë që shifra më e lartë e përcjellë deri më tani ka qenë 72%.