ndalohet
Irani ndalon anglishten në shkollat fillore
Irani e ndaloi anglishten në shkolla me argumentin se i hap rrugë një "pushtimi kulturor" perëndimor."Mësimi i gjuhës angleze, si pjesë e kurrikulës zyrtare në shkollat fillore qeveritare dhe jo-qeveritare është në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret"-tha kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Shtetit, Mehdi Navint-Antcham.
Paratë nën dyshek të "vrasjes së dytë" - ndalohet Gjyqtari i Apelit
Një kontroll i befasishëm zbuloi se gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri mbante në banesën e tij rreth 300 milionë lekë të vjetra. Ai u ndalua me me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit të koduar “ Një vrasje e dytë”.
Grushtoi kolegun në TV, ndalohet deputeti i Vetëvendosjes (Video)
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi u ndalua dhe ndodhet në paraburgim pas përplasjes fizike që pati gjatë një debati televiziv me deputetin e Nismës, Milaim Zeka. Dy deputetët ishin ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, kur debati precipitoi në sharje dhe fyerje me tone të larta. Deputeti i “Nismës”, Milaim Krasniqi dëgjohet duke i thënë përdhunues kolegut të Vetevendosjes, i cili shpërtheu më pas me grushta ndaj Krasniqit. Një nga rastte kur dhuna serviret si kulturë politike, madje dhe live në televizion.
Italia ndalon me ligj propagandën fashiste
Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi një projekt-ligj që i vendos kufizime të forta propagandës fashiste, 70 vjet pas vdekjes së diktatorit Benito Musolini. Projektligji, i cili u hartua nga Partia Demokratike (PD), u paraqit për debat dhe u votua pas një vere të nxehtë politike, ku organizatat e të drejtave të njeriut ngritën alarmin për rritjen e racizmit në Itali për shkak të dyndjes masive të emigrantëve nga Afrika.
Ndalohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera. Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me donacionet e romëve
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është ndaluar në Gjirokastër ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Hetimet nisën në Prill të vitit të kaluar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Ksera akuzohet për veprat “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë dhe pjesmarrjes në tendera dhe ankande publike. Ksera mësohet se akuzohet edhe për abuzime me donacionet e romëve.