alternativa

Kriza dihet, puna është tek Alternativa

Postuar në 13 Dhjetor, 2020 21:50

Që nga protesta e studentëve, duhet të pranojmë se dukuria e Memeve ka njohur një përhapje masive me gjetje origjinale që tejkalojnë disa herë devizat bajate dhe të përsëritura të partive politike. Ato janë skripti më real i këtij tranzicioni që është shoqëruar edhe nga memecëria fitimprurëse shoqërisë civile.

Kur të dyja alternativat janë më të këqijat!

Postuar në 22 Mars, 2019 12:31

Derisa lexoj për betejën e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Brexit-in, asociacioni im i parë gjithmonë është i ndërlidhur me Stalinin. Në fundvitet 1920, gjeorgjiani u pyet nga një gazetar se cili devijim ishte më i keq – i djathti (i Buharinit me shoqëri), apo i majti (Trocki me bashkëpunëtorë)?

Përgjigja e tij ishte: “Të dyja janë më të këqija!”.

Presidenti: Nuk mund të votoj kur nuk ka alternativë në proces

Postuar në 02 Maj, 2017 08:46

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë në emisionin “Fol me Mua” në Televizionin Publik Shqiptar, përmes të cilës ka përcjellë disa mesazhe dhe qëndrime politike. Nishani ka vlerësuar si kushtetuese dhe legjitime zgjedhjen e Ilir Metës president të vendit, ndërkohë që ka vlerësuar edhe kandidaturën e kreut të LSI-së. Ai ka nënvizuar se nuk përjashton një rikthim në jetën politike të vendit, por duke shmangur pretendimin për një detyrë të re administrative.

Opozita mund dhe duhet të bëjë diçka më shumë sesa vetëm të konstatojë probleme

Postuar në 03 Prill, 2016 20:07

Partia Demokratike nxori sot në një deklaratë për shtyp, zëdhënësen e vet, Ina Zhupa, e cila bëri një denoncim të ri. Tha Zhupa: “Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse Ministria e Kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”. Ministria e Kulturës ka paraqitur një projektligj për këtë çështje.

“Ajo që ndodhi në Elbasan nuk i bën nder PS-së”

Postuar në 06 Mars, 2016 10:39

Servet Pëllumbi, një ish-drejtues i Partisë Socialiste ka bërë sot në gazetën “Panorama” disa komente për atë që ndodhi në takimin e Elbasanit me deputetin Ben Blushi. “Në këndvështrimin tim, ajo që ndodhi në takimin e Elbasanit nuk duhet të ndodhte, më ka lënë një shije jo të mirë, sepse Partia Socialiste njihet për demokracinë e brendshme, mendimin ndryshe dhe tolerancën ndaj mendimit ndryshe.

“PS-ja ka nevojë për një platformë alternative”

Postuar në 26 Janar, 2016 20:35

Kongresi i Partisë Socialiste që do të mbahet më 19 mars të këtij viti, pritet të jetë i ndezur dhe nuk do të kalojë fjollë. Situata aktuale, dy vjet e gjysmë qeverisje do të marrin një trajtim politik në një  kongres që do të duhet të hapë debatin për atë që po ndodh. Kjo është veçse nuhatja nga ajo që ndodh, pasi nuk është çudi edhe një heshtje totale. Edi Rama, si kryeministër dhe kryetar partie, ka të paktën një kundërshtar që flet publikisht për zbatimin e rregullave.

Subscribe to RSS - alternativa