stadiumi kombëtar
Arkitekti i Stadiumit Kombëtar (me kullën hotel), i arrestuar për korrupsion në Itali në 2008
Marco Casamonti, i cili i prezantua si arkitekti i kompanisë “Archea” që projektoi stadiumin e ri kombëtar të Shqipërisë rezulton i arrestuar në Itali për korrupsion në vitin 2008. La Repubblica shkruante në atë kohë se nga hetimet e zhvilluara prej prokurorit Giuseppe Quattrochi, u zbulua implikimi i arkitektit Marco Casamonti në një tender 98 mijë eurosh për rikonstruksionin e një ndërtese në komunën Terranova Braçiolini.
PD e sigurtë për ardhjen në pushtet, shpall anullimin e projektit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa"
Partia Demokratike shpall anullimin e projektit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", për të cilin qeveria ka hapur tenderin. Kjo në perspektivën e ardhjes në pushtet që Partia Demokratike e sheh si një ndodhi të sigurtë. Në këtë frymë Partia Demokratike ka lajmëruar të interesuarit dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij plani, se nuk do e njohë dhe do ta anullojë menjëherë këtë projekt. "Plani i Edi Ramës për stadiumin Qemal Stafa, është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij.