puropoetika
“Xhamilja” ose puropoetika
“Betohem, është historia e dashurisë më e bukura në botë.” Kjo fjali e poetit francez Louis Aragon, qëndron në kopertinën e çdo botimi të novelës “Xhamilja” të shkrimtarit kirgizian Xhingis Torekuloviç Aitmatov. Është vërtet rrëfimi më i bukur i globit apo kemi të bëjmë, siç pandehte kritika e kohës, një aksion i mjerë i komunistit perëndimor (Aragon) për ta piedestalizuar me çdo kusht artin socrealist sovjetik (të cilës rrymë i përkiste edhe vetë) nëpërmjet yllit të saposhfaqur brenda institutit “Gorki” (Aitmatov).