shushica
Beteja e komuniteteve me qeverinë dhe klientët e saj
Prej disa javësh tashmë është duke u zhvilluar një protestë e banorëve të zonave të Lumit të Vlorës për ndërtimin e një ujësjellësi që do të çojë ujin në Himarë. Përmes disa kronikave televizive mund të shihen banorë të zonës që paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe se përmes këtij ujësjellësi do të cenohet e gjithë zona. Në vitin 2022, në të njëjtën zonë pati një tjetër reagim - atëkohë për ndërtimin e katër hidrocentraleve në lumin në fjalë – duke sinjalizuar kështu për interesa të mëdha që lobojnë për pasuritë e zonës.
Nga Janina në Vlorë
Me qënë që rruga që vete nga Janina në Vlorë mund të marrij në një kohë t’ afërt rëndësinë më të madhe, nuk më duket një gjë e kotë ta përshkruaj. Nëpër këtë rrugë shihen vise tani gjysmë të shuara, po që na dëshmojnë aty-këtu një lulëzim të moçëm dhe zotohen për një ringjallje në t’ ardhmen.