injorimi
Kadare injoron Nishanin
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit Bujar Nishani për të marrë medaljen e "Urdhërit të Flamurit" me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Nishani zbuloi në darkën me gazetarët se i është drejtuar me një letër Kadaresë, por nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga shkrimtari. "Eshte një fakt që nuk e kam bërë publik në media. Por e vërteta është se i kam dërguar me shkrim një letër shkrimtarit, ku sugjeroja prezencën e tij në Tiranë për të marrë medaljen më të lartë që kemi "Urdhrin e Flamurit", pikërisht në vitin e 80 të lindjes së tij.