i Maqedonisë
Ahmeti, negociator mes Athinës e Shkupit për emrin e Maqedonisë
Kryetari i BDI Ali Ahmeti është takuar në Athinë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias. Takimi ishte pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferri, Ahmeti ka diskutuar për një orë e gjysmë me delegacionin grek.
Ali Ahmeti e ka cilësuar si të dobishëm dhe të rëndësishëm takimin, ku bisedimet janë shtrirë edhe më gjerë në marrëdhëniet dypalëshe. Por sigurisht, kryetema ka qenë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.