sinjalizuesit
Ligji për sinjalizuesit kundër korrupsionit...një vrimë në ujë
Pavarësisht trumbetimit që iu bë ligjit të posaçem për sinjalizimin e korrupsionit në institucionet sheteterore, 4 vite më vonë nisma antikorrupsion mund të konsiderohet e dështuar. Ligji i jep mbrojte ligjore kujdo që denoncon korrupsionin e kolegëve ose shefave në sektorin shtetëror apo privat, por rastet e raportuara janë minimale. Në nivel vendor, nga 61 bashki, është sinjalizuar vetëm një rast korrupsioni, në Bashkinë e Tiranës. Kjo evidentohet nga një raport i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Dështon ligji për sinjalizuesit. Bilbilfryrësit mbeten specie e rrallë
Një nga kriteret e Bashkimit Evropian për të çelur negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE, është lufta kundër korrupsionit. Për këtë delegacioni i BE-së në Shqipëri ka ndërmarrë edhe veprime konkrete. Një prej tyre është financimi për ligjin nr. 60/2016 për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.
Projektligji/Gjobë për kompanitë që nuk krijojnë strukturat e sinjalizuesve antikorrupsion
Gazeta “Panorama” shkruan sot se një projektligj i ri ka sanksionuar detyrime për biznesin privat që të krijojë struktura të posaçme të sinjalizimit të akteve korruptive. Këto struktura do të jenë detyrim dhe nëse bizneset me mbi 80 punëtorë që nuk i kriojjë ato do të gjobiten. Rregullimi vlen edhe për institucionet shtetërore, por detyrimi për biznesin ngjan i pazakontë.