gucia
Nokshiqi, Normandia (e harruar) e shqiptarëve
Noka e themeloj Nokshiqin. Fshati Nokshiq, Normandia e harruar e shqiptarëve, e mori emrin pikërisht nga Noka. Ky burrë, pra Noka, ishte i pari i nokshiqanëve. Noka i kishte edhe katër vëllëzër: Drela, i cili u vendos në Drelaj të Rugovës, Stana, i cili u vendos në Stankaj të Rugovës, Nila, i cili u vendos në Shtupeq të vogël, dhe Pepa, i cili u vendos në Pepaj-Pepiq të Rugovës. Këta pesë vëllëzër kishin një babë; e ai ishte Nika, e Nika e kishte babë Dedën...