demagogjia
Bujqësia e mbijetesës dhe demagogjia me të punësuarit
Në seancën plenare të së enjtes deputeti socialist, Erion Braçe, njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë nga ngritur shqetësimin për situatën thuajse të falimentuar ku ndodhen bujqit, për shkak të mungesës së rregullatorëve që u lejon tregtarëve të diktojnë çmimet e produkteve bujqësore.
LSI-ja si alibi elektorale e Rilindjes
Fushata elektorale, protagonizmi dhe përfaqësimi i subjekteve në të është sa një shans që të jepet nga partia, pushteti, opozita, aq edhe një garë personale. Një garë që kërkon energji, angazhim, vitalitet, përshtatje, por edhe aftësi retorike, bindjeje, aftësi për t'u shprehur praktikisht për gjërat etj.. Të gjithë elementë që konstituojnë aspektin demagogjik, por edhe vendosin premisën e re për detyrimet e së nesërmes.
Njëri e nis, tjetri e bitis
Ndoqa punimet e parlamentit më 17 dhjetor, në ditën e protestës së dytë të PD-së. Pika kryesore e rendit të ditës ishte ligji për dekriminalizimin e parlamentit, sipas të cilit persona me të shkuar kriminale nuk do të hynë më në parlament. Ligji u miratua njëzëri. U tha se ishte me 4 nene, por vetëm kaq. Hollësira të tjera, të paktën, unë, nuk di. Në qoftë se ligji nuk fillon me përkufizimin e qartë dhe të drejtë të kriminelit, domethënë cili do të quhet kriminel, ai ligj nuk thotë asgjë dhe, ndoshta, edhe prandaj u miratua pa asnjë kundërshtim.