gjyqtaret e korruptuar
Edhe ambasadori Lu përmend fjalën “burg”
Në Konferencën Kombëtare të Gjyqësorit, ambasadori amerikan Donald Lu është drejtuar gjyqtarëve me paralajmërimin se ata që janë të korruptuar i pret burgu. “Nëse uli dorën dhe shihni kyçin e dorës dhe nëse mbani në dorë një orë më të shtrenjtë se makina ime, atëherë jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse jeni i tillë, duhet ta lini këtë profesion menjëherë, pasi mund të futeni në burg.”-deklaroi Lu.