Edhe ambasadori Lu përmend fjalën “burg”

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 11:10

Në Konferencën Kombëtare të Gjyqësorit, ambasadori amerikan Donald Lu është drejtuar gjyqtarëve  me paralajmërimin se ata që janë të korruptuar i pret burgu. “Nëse uli dorën dhe shihni kyçin e dorës dhe nëse mbani në dorë një orë më të shtrenjtë se makina ime, atëherë jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse jeni i tillë, duhet ta lini këtë profesion menjëherë, pasi mund të futeni në burg.”-deklaroi Lu.

Ambasadori Amerikan lëshoi edhe një mesazh optimizmi për gjyqësorin dhe ndryshimet e pritshme në sistemin e drejtësisë. “Ma merr mendja se shumë prej jush nuk do ta identifikonin veten si gjyqtarë të korruptuar. Më lejoni t’jua them këtë në shqip, për të qenë i qartë. Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykate, jeni një gjyqtar i korruptuar… Së dyti, për gjyqtarët e ndershëm: kini besim, ndryshimi po vjen. E di që është e vështirë të jesh një gjyqtar i ndershëm. Nuk punon për shumë para dhe ka trysni nga çdo drejtim për të marrë vendime të rëndësishme për të gjitha arsyet e gabuara. Gjyqtarët e ndershëm, si ju, meritojnë të punojnë në një sistem që shpërblen integritetin. Ju meritoni të promovoheni në bazë të meritës dhe të përvojës.”-theksoi Lu.

 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

E degjova me shume vemendje mbasadorin e SHBA-se ne Tirane, zotin Lu. Fjale me vend dhe me mend. Fjale te goditura, dhe te drejtuara direkt tek shkaketaret e ketije kaosi total, sic eshte komplet, e pa perjashtime, e koruptuar e gjithe trupa gjyqesore ne vendin tone. Por, nuk e di, a e vute re se, nga te gjithe, kush beri perjashtim, ne konferencen gjyqesore, dhe qe, me kurajo paten guximin e i u kundervune zotit Lu ? Kryeprokurori yne i nderuar, Llalla dhe kryetari i gjykates Larte, Zaganjori, u bene trima, sot, mbasi u kishte dhene urdher USTAI, Sali Berisha, qe i ka caktuar ne ato pune qe kane, per te mbrojtur Ate (Saliun) me gjithe femije dhe Lul Bashen, nga krimet qe kane kryer, vjedhje, vrasje politike, nxitje per vrasje, tradheti kundrejte atdheut, etj, etj,. Prandaj, zoti ambasador Lu, ne rast se ju, do te realizoni kryerjen e REFORMES NE DREJTESI, do te shpetoni kete vend, nga kthetrat e mafies politike qe ka kllaperuar vendin tone, dhe do t'jua dijme per nder sa ju nuk mund t'a merrni dot me mend. Ju lutem, shpetojeni kete vend nga krimi. Uoj shendet e jete per ju z. Ambasador. Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.