licencat
Skandali i mikrokredive, BSH ndryshon politikat e licencimit
Banka e Shqipërisë ka ndryshuar politikat e licencimit të subjekteve bankare. Vendimi i ri Këshillit Mbikëqyrës të BSH shfuqizon rregulloren e vjetër të miratuar në nëntor të vitit 2003 dhe vjen vetëm pak kohë pasi BSH u hoqi licencën dy kompanive të mikrofinancës, Microcredit (MCA) dhe Final, në llogaritë e të cilave u bllokuan mbi 10 milionë euro.
Ministria e Shëndetësisë ndryshon pa asnjë studim projektligjin për licencat
Ka kaluar për shqyrtim në Komisionin e Shëndetësisë, projektligji për kujdesin shëndetësor, i cili parashtron një sërë ndryshimesh thelbësore në ligjin bazë. Një nga pikat që mori vëmendjen e medias, por jo vetëm, është pezullimi i njërës prej licencave nëse ke dy në fushën e mjekësisë. Sipas ministres së Shëndetësisë, ky ndryshim është propozuar nga urdhrat.
500 milionë € investime në Greqinë Perëndimore për kërkime nafte dhe gazi
Kreu i kompanisë shtetërore greke për kërkimet hidrokarbure, Yannis Bassias, është shprehur në Forumim e Mesdheut Lindor se në 7-8 vitete ardhshme në Greqinë Perëndimore do të investohen 500 milionë euro. Bassias ka shpjeguar se investimet do të bëhen nga kompanitë që kërkojnë gaz dhe naftë duke misur që nga perëndimi e Korfuzit e deri në Kretë.
80 call center pa licenca. Kreu i AMF: Kemi dërguar disa shkresa
Dyshimit se janë 80 kompani në sektorin Call Center, të cilat mashtrojnë përmes telefonisë dhe përdorin aktivitetin për pastrim parash, drejtori i AMF-së, Ervin Koçi i është përgjigjur se e ka cuar ankesën pranë 4 institucioneve, përfshi dhe SHISH.
Pyetjen për aktivitetin e paligjëshëm të tyre, e ka bërë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace gjatë diskutimeve të raportit vjetor të AMF-së.
Në konkluzionin qe Brace ka dhene per punën e AMF, ka përsëritur akuzën se institucioni i Drejtuar nga Koci, po lejon funksionimin e Byrosë së Sigurimeve në paligjshmëri të plotë.
Tregëtia online, jashtë kontrollit
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka informuar Grupin e Stabilitetit Financiar këtë të enjte me situatën më të fundit të tregut online. Në realitet, përveç dy subjekteve të licencuara për tregtimin online, janë me dhjetëra të tjera që nuk kanë lejet përkatëse dhe ushtrojnë aktivitet në mënyrë të jashtëligjshme.
“Taksë” e fshehur 5-10 lekë/litër për naftën: Qeveria rrit me 170 herë tarifën për licencën e karburanteve
Me një vendim të papritur, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shumëfishojë me 170 herë pagesat për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve (me pakicë), që si çdo tarifë tjetër pritet të reflektohet në shtrenjtimin e çmimit të tregtimit me pakicë të naftës e benzinës, me rreth 5-10 lekë për litër (shiko llogaritjet më poshtë).