lib
Kriza siriane, një leksion për rivlerësimin e trashëgimisë osmane
Në Shqipëri ka disa dekada që Perandoria Osmane predikohet si e keqja jonë historike. Qoftë për interesa politike, apo për pragmatizëm, ky vështrim i thjeshtuar dhe nihilist, është kthyer në një klishe. Por në kushtet kur bota e sotme përballet me një shpërthim të paprecedentë dhune në një prej rajonet ku ekuilibri fetar dhe demografik ruan ende fizionominë e sundimit osman, pra në Lindjen e Mesme, tradita osmane mbetet e vlefshme dhe instruktive.