Keshilli i Sigurise Kombetare
Praktika e munguar e informimit mbi politikën e jashtme
Mediat greke shkruajnë sot se kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis ka planifikuar një takim raportues me liderët partiakë pas kthimit të tij nga Uashingtoni. Sipas këtyre mediave takimi ka për synim diskutimin me drejtuesit e spektrit politik të zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme që e kanë vënë Greqinë në kurs të pashmangshëm përplasjeje me Turqinë e Erdoganit.
Çështja "Tahiri", një propozim për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Çështja e fundit që implikon ish-ministrin Sajmir Tahiri po kalohet pa një reagim politik të nivelit të lartë nga Partia Socialiste. Një mbledhje e Grupit Parlamentar dhe një deklaratë e ministrit aktual, Xhafaj, për përgjegjësitë e sistemit të drejtësisë, nuk mund të justifikojnë ende një qëndrim zyrtar të PS-së dhe qeverisë. Pasi është e qartë se situata implikon përgjegjësi politike që nuk ndalen te një person, pasi ngrenë pikëpyetje për integritetin e qeverisjes së katër vitevë që lamë pas.
Luftë politikë në Shtëpinë e Bardhë. Këshilltari për Sigurinë, McMaster në qendër të sulmeve të krahut të djathtë
Revista “Foreign Policy” publikon sot një memo të hartuar nga Këshilli I Sigurisë Kombëtare që i është sugjeruar për lexim edhe presidentit Donald Trump. Memoja është hartuar më 17 maj të këtij viti dhe sipas revistës ajo gjeneroi një luftë politike që çoi në largimin nga KSK të një numri të madh zyrtarësh të lartë të lidhur me ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn. Autor i Memos është Rich Higgins, që punonte në zyrën e planifikimit strategjik dhe që u largua së fundmi.
Qeveria që erdhi për të vjedhur Shqipërinë
Ylli Manjani duket se ka bërë një gjest politik edhe personal në ikjen e tij nga detyra e ministrit të Drejtësisë. Ai ka folur për shumë paudhësi të kësaj qeverie, e cila u bërtet dhe u mban shkopin në dorë qytetarëve edhe për një faturë të papaguar dritash, por nga ana tjetër ushtron një pushtet të ndërthurur me trafikantë dhe përfiton nga një ekonomi e krimit.
Këshilli i Pasigurisë Kombëtare
Mbledhja e figurave të shtetit në zyrën e Nishanit në të ashtuquajturin Këshill të Sigurisë Kombëtare ishte një tjetër shfaqje joserioze e parisë politike të këtij vendi që përcjell si të rëndësishëm çdo takim autosugjestionues para kamerave.