problemi

Problemi numër 1

Postuar në 05 Shkurt, 2020 21:10

Kryeministri ka deklaruar sot se analistët që dalin përnatë televizioneve janë avokatë të krimit. Mediumi prej nga ku z. Rama ka replikuar është Facebook dhe formati është ai i trios së preferuar të tij polifonike. 

Një qytetar çfarëdo ia ka hedhur muhabetin, kryeministri e ka pritur me këto fjalë: 

Kush është problemi? (Video)

Postuar në 25 Tetor, 2017 14:43

Kryeministri Rama ka debatuar me gazetarët jashtë sallës së kuvendit, pas seancës ku mazhoranca rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Sajmir Tahirit.

Kreu i qeverisë u shfaq nervoz duke akuzuar median se nuk po e bën punën siç duhet dhe se po përdoret në këtë çështje.

Dukshëm nervoz kryeministrit nuk i pëlqyen pyetjet dhe shtroi si problem raportimet në media. Nga video më poshtë mund të kuptohet më mirë kush është problemi.

Shqiptarët, emigrantët e vetëm që nuk ushtrojnë të drejtë vote*

Postuar në 21 Nëntor, 2015 17:00

Në Shqipëri e Kosovë rrallë ndodh të gjesh familje që nuk është prekur nga emigrimi në një formë apo në një tjetër. Prej 25 vitesh shqiptarët e përdorin emigrimin si përgjigje ndaj izolimit, kushteve të vështira ekonomike e sociale e shpesh edhe për ti shpëtuar situateve konfliktuale me sfond politik apo social. Emigrimi, megjithëse fillimisht ilegal dhe shpesh i rrezikshëm (nëpërmjet detit apo dhe përmes maleve) ka qenë një zgjidhje efektive kundër varfërisë,  një strategji mbijetese duke ndikuar në arritjen një nivelimë të lartë jetese.

Subscribe to RSS - problemi