Shqiptarët, emigrantët e vetëm që nuk ushtrojnë të drejtë vote*
Në Shqipëri e Kosovë rrallë ndodh të gjesh familje që nuk është prekur nga emigrimi në një formë apo në një tjetër. Prej 25 vitesh shqiptarët e përdorin emigrimin si përgjigje ndaj izolimit, kushteve të vështira ekonomike e sociale e shpesh edhe për ti shpëtuar situateve konfliktuale me sfond politik apo social. Emigrimi, megjithëse fillimisht ilegal dhe shpesh i rrezikshëm (nëpërmjet detit apo dhe përmes maleve) ka qenë një zgjidhje efektive kundër varfërisë, një strategji mbijetese duke ndikuar në arritjen një nivelimë të lartë jetese. Gjatë gjithë këtyre viteve, dërgesat financiare të emigrantëve kanë qenë në lidhura drejtpërdrejt me mbijetesën e familjarëve të emigrantëve në Shqipëri, por njëkohësisht kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm dhe në ekonominë kombëtare. Për më tepër, rritja e nivelit të jetesës, nga dërgesat e emigrantëve, ka nxitur migrimin e brendshëm të popullsisë (familjarëve të emigrantëve)duke shkaktuar një polarizimin hapësinor të vendit, me mbipopullim të rajonit qëndror e me braktisje të zonave të thella rurale kryesisht ato veriore.
Megjithëse migrimi ka qenë një përgjigje efektive kundër varfërisë ka pasur dhe pasoja negative të mëdha si për vendet e origjinës, ashtu edhe për vetë migrantët dhe familjet e tyre. Kështu ndër problematikat më të mëdha që kanë shoqëruar emigrimin e shqiptarëve mund të përmendim numrin e madh të të larguarve duke aritur nivele të pakrahasueshme ne shkallë globale. Largimi i popullsisë ka çuar në prishjen e dinamikave dhe të strukturave demografike në vend, si shtrembërim të piramidës së moshës dhe të gjinisë apo dhe pasoja për tregun e punës. Vendi ka krijuar një varësi jo të shëndetshme nga dërgesat ekonomike të emigrantëve si dhe është prekur nga largim të konsiderueshëm i intelektualëve dhe i fuqisë punëtore. Megjithëse pas mëse 25 vjetësh Shqiptarët po integrohen relativisht sukseshëm në vëndet pritëse duke krijuar dhe forcuar komunitetin e ata ende vazhdojnë të kënë probleme në plane të ndryshmë sic janë punësimi në informalitet, lejet e qëndrimit, bashkimi familjar, steriotipizimi në media, stigmatizimi në opinionin publik, margjinalizimi në tregun e punës etj. Probleme të cilat janë thelluar në kushtet e krizës ekonomike globale që ka prekur vendet ku ata jetojnë (kryesisht Greqinë dhe Italinë), duke i bërë emigrantët shqiptarë një ndër grupet më më të prekur nga efektet e krizës nëvendet pritëse.
Kriza ekonomike globale, vec të tjerash ka cuar dhe në dinamika të reja në mobilitetin e shqiptarëve. Nën ndikimet e krizës, një numër gjithnjë e në rritje i shqiptarëve kanë marrë vendimin të kthehen në Shqipëri. Sipas INSTAT-it rreth 135.000 shqiptarë janë rikthyer në Shqipëri vetëm midis viteve 2009 - 2013. Në këto kushte është nevojë imediate për Shqipërinë që të akomodojmë këto valë rikthyese dhe ta bëjmë ri-integrimin e njerëzve më të lehtë në atdheun e tyre. Njëkohësisht me rritjen e numrit tërikthimeve ka njëdhe një rritje e emigracionit nga Shqipëria në formë azil kërkuesish. Mbi 100.000 janë sot azilantët shqiptarë vetëm në Gjermani, të dytët në numra pas sirianëve.Sic shohim po evolojnë forma të reja të lëvishmërisë dhe migrimin nuk mund ta shohim më si një vendim përfundimtar dhe të pakthyeshëm, por përkundrazi, si dinamik dhe të ndryshueshëm.
Në kushtet kur çështja e emigracionit është kthyer në një nga sfidat më të mëdha për botën e sotme si dhenë dritën e sfidave që po përballet emigracioni shqiptar siç janë: integrimi i emigrantëve në tregun e punës së vendeve pritëse, bashëkjetesa dhe menxhimi i krizës ekonomike, format e reja dhe të mbivendosura të mobilitetit, çështje të identitetit dhe qytetarisë etj., vjen edhe konferenca ndërkombëtare e datave 13-14 Nëntor 2015, në Universitetin e New York në Tiranë me temën kryesore “Migrimi i forcës së punës dhe qytetaria industriale: Shqiptarët në lëvizje, identitet, zhvillim dhe qytetari” me përfaqësues të shquar të akademisë, politikës,shoqërisë civile, por dhe me prezencën dhe zërin e emigrantëve
Konferenca u bazua kryesisht në punën kërkimore të projektit ‘Qytetaria Industriale dhe Migrimi i Punës nga Ballkani Perëndimor’ me kordinatore Dr. Erka Çaro, lektore e kërkuese shkencore në Universitetin e Jyvaskylas në Finlandë. Qëllimi i projektit është studimi i përvojës së qytetarisë industriale të punëtorëve emigrantë që lëvizin nga Ballkani Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Termi “Qytetari Industriale” ka të bëjë me të drejtat e punëtorit, me arritjet dhe integrimin e migrantëve në tregun e punës dhe fokusi kryesor janë rastet e studimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, Zvicër dhe Gjermani. Projekti është i mbështetur nga Universiteti i Friburgut në Zvicër në kuadër të RRPP (Regional Research Promotion Program). Ai realizohet nëpërmjet Universitetit të New York të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës në Kosovë ndërsa monitorohet nga Universiteti i Jyvaskylës në Finlandë.
E vërteta është se ka shumë pak kërkime lidhur me statusin, qëndrimet dhe strategjitë që migrantët shqiptarë ndjekin për të depërtuar suksesshëm në tregun e punës në vende të ndryshme europiane. Gjatë viteve të fundit, lëvizja e shqiptarëve prej dhe drejt vendeve të BE-së është intensifikuar ndërsa janë shfaqur trende të reja të kësaj lëvizshmërie. Nocionet e identitetit, përkatësisë, integrimit dhe formave të tjera të shtetësisë po sfidohen dita-ditës nga format e reja të lëvizshmërisë. Por si ndikojnë këto forma të reja tek zhvillimi i qytetarisë industriale midis migrantëve nga Shqipëria? Qëllimi i kësaj konference ishte pikërisht nxitja e debatit mbi këto çështje të rëndësishme. Gjithashtu kjo konferencë propozoi stimulimin e studimeve që angazhohen me transformimet aktuale të Ballkanit Perëndimor, tregun Europian të punës, kuptimin dinamik të “emigrantit” dhe integrimin e tyre në tregun e punës dhe në shoqërinë pritëse të ndikuara këto edhe nga kriza globale ekonomike dhe politikat shtrënguese. Konferenca tërhoqi një numër të lartë të pjesëmarrësve dhe prezantoi projekte hulumtuese shkencore shumë interesantesi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nga një numër i madh i punimeve shkencore paraqitura, këshilli shkencor përzgjodhi 43 prezantime që u ndoqënnga më shumë se 80 akademikë dhe 120 pjesëmarrës të ftuar që erdhën nga 14 vende të ndryshme në mbarë botën. Interesi i treguar për pjesëmarrje në këtë konferencësi edhe cilësia e hulumtimevedëshmon që tema të tilla, siçështë migrimi, janë të një rëndësie të lartë.
Dita e parë e konferencës ishte e strukturuar në formën e një seancë plenare me tematikë çështja e migracionit të punës dhe qytetarisë industirale: identitet dhe zhvillim, e parë kjo nga tre perspektiva të ndryshme dhe e ndarë posaçërisht në tre panele të njëpasnjëshme. Në panelin e parë diskutuan z.Valon Murati, Ministri i Diasporës, Kosovë; Dr. Elona Gjebreja, Zëvendësministre e Punëve të Brendshme në Shqipëri dheZ. Helmut Hoffmann, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri. Të tre panelistët prezantuan pikpamjet e tyre mbi kontributet që ata dhe institucionet e tyre kanë bërë në trajtimin e çështjes së migracionit, diasporës, dhe kthimit të migrantëve dhe sëfundmi edhe çështjen e azilkërkuesëve nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe valët e reja të migrimit.Paneli i parë u pasua nga një panel i akademikëve të njohur në fushën e studimeve të migrimit. Referuesit kryesorë në konferencë ishin Nathan Lillie, Profesor i Politikës Sociale, Universiteti Jyväskylä, Finlandë; Russell King, Profesor i Gjeografisë, Universiteti i Sussex, Britani e Madhe; Ajay Bailey, Asistent Profesor në Studime të Popullsisë, Universiteti i Groningen, Holandë dhe Marc Hill, Asistent Profesor në Studimet mbi Migrimin dhe Edukimin, Universiteti i Innsbruck, Austri. Referuesit e nderit ofruan prespektivën e tyre mbi tema të tilla si emigrantët e punës dhe qytetaria industriale, lidhjet e migrimit dhe zhvillimit, migrimit shqiptar nën dritën e krizës globale ekonomike, çështjet metodologjike në hulumtimin e migrimit dhe çështjet teorike në kuadrin e pas migrimit. Dita e parë e konferencës u mbyll nga rrëfimet dhe përvojat e dy emigrantëve, z Faton Topalli dhe z Lulzim Voca. Ata ndanë me audiencën përvojat e migrimit të tyre, trajektoret, vështirësitë por edhe suksesin si emigrantë.
Dita e dytë e konferencës ishte nje maratonë prezantimesh e ndarë në panele paralele duke ofruar prespektiva të ndryshme, duke zgjuar debatdhe duke trajtuar çështet dhe temat mbi: Perceptimet e migrantit: Ndikimet e migracionit; Trendet e Migracionit në Ballkan; Mobilizimin në Sindikata; Migracionin e Kthimit dhe Ri-integrimi; Diaspora, Remitancat Financiare dhe Sociale; Gjinia dhe Migracioni; Ndikimi Social, Ekonomik, Politik i Migrimit të Brendshëm dhe tëJjashtëm. Panelet u moderuan nga studiues të njohur të fushës si Prof.Russell King, Prof.Nathan Lillie, Prof.Maurizio Ambrozini, Prof.Asoc. Juna Miluka, Dr.Veronica Duci, Dr.Marsela Dauti, Dr.Mirela Arqimandriti, Dr. Erka Çaro dhe Dr.Mimoza Dushi.
Bazuar në konkluzionet më të rëndësishme të konferencës, në punën studimore të projektit, si dhe në fjalën e Prof. Russell King mund tëthemi se në kushtet e krizës ekonomike, emigrantët shqiptarë në Europë kanë treguar veten të jenë fleksibël dhe të adaptueshëm. Atasi strategji mbijetese në këto kushte të vështira bazohen në identitetin e tyre të lidhur me punën dhe reputacionin si punëtorë të denjë dhe të mirë. Emigrantët shqiptarë shfaqen të gatshëm për të ulur shpenzimet, pranojë paga më të ulëta se të punëtorëve vendas, orare më të gjata dhe kushte më të vështira pune, janë më të bindur ndaj punëdhënësit, më modest në kërkesa dhe më bujarë në shërbimet që ofrojnë. Punëtorët shqiptarë shohim se janë të gatshëm të lëvizin, pjesërisht ose plotësisht, përsëri në ekonominë informale (punën në të zezë), sipas nevojave dhe në mënyrë që ti mbijetojnë krizës. Sidoqoftë, mundësitë e tyre nuk janë të pafundme, kriza ka zbuluar natyrën e tyre të pasigurt, kushtet e shfrytësimit nga punëdhënësit dhe mungesën e pushtetit në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Ato shfaqen individualistë për pjesën më të madhe dhe nuk tregohen të gatshëm për t'u bashkuar me sindikatat apo me shoqata që mbrojnë të drejtat e tyre kryesisht nga frika e humbjes së vendit të punës dhe në mënyrë që mos shkaktojnë situata konfliktuale me punëdhënësin. Shumë prej tyre, në kushtet e papunësisë dhe të vështirësive ekonomike vendosin të rikthehen nëvendet origjinë, Shqipëri e Kosovë. Për ata që kthehen, ka sfida të mëdha të ri-integrimit në shoqëri dhe në jetën ekonomike të vendit. Të rikthyerit shfaqin problematika të identitetit duke mos ditur ku përkasin vërtet dhe shpesh duke u ndjerë në udhëkryq midis qëndrimit dhe largimit. Duhet të përmendim se ka disa histori të sukseshme të rikthimeve sic janë hapja e bizneseve të reja por gjithsesi, problemet që emigrantët e rikthyer hasin në Shqipëri, sic janë papunësia, pagat e ulëta, infrastruktura e dobët, korrupsioni, dështimi i investimeve etj. i cojnë emigrantët e rikthyer të marrin vendimin për të ri-emigruar sërish duke e parë largimin nga Shqipëria si mundësinë e vetme për ta.
Një rol të rëndësishëm u konkludua se duhet të luajë dhe shteti Shqiptar, rol i munguar deri më sot. Ndërhyrja e shtetit duhet kryesisht në legjimitetin e punës së emigrantit, njohjen e viteve të punës, sigurimeve shoqërore, etj. Shumë migrantë hedhin poshtë vite e vite pune dhe kontribute pa mundur të sigurojnë një pension. Sidomos në kushtet e krizës ekonomike dhe rritjes të nivelit të rikthimit të emigrantëve, ky i fundit kthehet në një problem të mprehtë. Shqipëria duhet të ketë një axhendë të detajuar mbi çështjen e emigracionit dhe ndihmesën që duhet ti japë qytetarëve të vet në emigrim. Shqiptarët mund të jenë ndër komunitetet e vetme të emigrantëve të konsoliduar që nuk ushtrojnë ende të drejtën dhe detyrën njerëzore të votës duke i bërë ata të heshtur në vendimarrje dhe në politikëbërje.
Konferenca përforcoi edhe njëherë rëndësine e rolit të emigrantëve në kapitalin social- ekonomik të një vendi, sfidat e emigracionit shqiptar dhe ndërkombëtar si edhe angazhimin e aktorëve kyç për një bashkëpunim më frytdhënëse mes tyre për standartizimin e praktikave më të mira në përkrahje të emigrantëve.
*Totulli origjinal: Shqiptarët në udhëkryq: midis largimit, rikthimit e në kërkim të identitetit e qytetarisë
Add new comment