nderhyrja tokesore
Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri
Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke nisur që nga ora 11:05 e ditës së sotme. Lajmi është njoftuar nga kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.
Assad: Nuk përjashtohet kërkesa për mbështetje tokësore nga Rusia
Presidenti sirian, Bashar al - Assad ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” se ndërhyrja me trupa tokësore nga Rusia në Siri nuk përjashtohet.
“Ndoshta në të ardhmen, nëse armiqtë tanë dhe mbështetësit e tyre, terroristët e tyre, ushtarët që bëjnë punën e tyre, e ndryshojnë strategjinë dhe sjellin më shumë terroristë nga bota...mund të na nevojitet mbështetje tokësore nga Rusia. Nuk mendoj se tani ka nevojë për trupa tokësore”, tha presidenti sirian.
“Të gjithë” në Siri. Pas ShBA-së dhe Rusisë, edhe sauditët me Turqinë të gatshëm për ndërhyrje tokësore
Siria mund të konsiderohet aktualisht vendi ku interesat strategjike të shumë aktorëve rajonalë dhe botërorë po shprehen hapur. Para një jave Neë York Times shkruante se SHBA po përgatiten për një ndërhyrje në Libi, nisur nga rrjedhojat që mund të jetë konflikti sirian në rajon. Gjithnjë me krizën siriane si premisë, sot njoftohet se Arabia Saudite dhe Turqia janë gati të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri.
Opsioni i ndërhyrjes tokësore ndaj ISIS
Franca është në luftë me Shtetin Islamik që pas goditjeve në Paris. Një akt kundërvënieje që i provon botës se Perëndimi është strukur në shtëpinë e vet dhe e rezervon forcën vetëm për aksione shpaguese. Megjithatë sulmet në Paris duket të kenë vënë në lëvizjes këmbana të tjera. Po hyn në lojë skenari i trupave tokësore, çka dëshmon se strategjia e sulmeve ajrore në Kosovë dhe në Libi, nuk funksionon. Në një opinion të vetin në “The Washington Post”, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, aktualisht zv.këshilltar për Sigurinë në administratën Obama, James F.