gaci

Artan Gaçi kritikon të djathtën, por nuk di të shpjegojë se ku është e majta?

Postuar në 17 Nëntor, 2016 13:37

Artan Gaçi, deputet i Partisë Socialiste, prurje personale e Edi Ramës aty, shkruan sot një opinion mbi dështimet e Partisë Demokratike. Që në fillim bie në sy ky shqetësim atipik për një përfaqësues të Rilindjes që I qan hallin opozitës, ndërkohë që bën pjesë në një ekip që do rilindë vendin si të tërë.

3 vjet ne opozite qe vazhdon te shkoje nga deshtimi ne deshtim. Deshtoi me lidershipin. Deshtoi me hapjen dhe modernizimin e partise. Gjithe investimet e tyre ne burime njerezore e strategji jane katastrofe”, nis shkrimin Artan Gaçi.

Reforma e munguar: Prokurimi i parave publike që shkojnë vetëm në disa duar prej vitesh (video)

Postuar në 07 Nëntor, 2015 18:00

Qeveria flet për reforma, për pastrimin e Shqipërisë lart e poshtë, por një reformë kyçe nuk e ka kryer akoma: administrimin e parave publike. Burimin e një korrupsioni masiv dhe gjeneratorin e kapitalizmit fisnor që ekziston në Shqipëri. Këtë kritikë nuk e bëjmë ne, se do akuzoheshim për keqdashje ndaj përpjekjeve titanike për pakëz dritë të qeverisë, por një deputet i mazhorancës. Artan Gaçi në një intervistë për “Tema Tv” kërkon pikërisht këtë: ndryshimin e rregullave të prokurimit, pasi paratë po shkojnë në disa duar prej vitesh. Dhe shërbimet nuk përmirësohen.

“Ka operatorë IT që veprojnë ekskluzivisht me shtetin”. Inshallah na sqaron “transparenca.al”!

Postuar në 04 Nëntor, 2015 20:58

Deputeti socialist, Artan Gaçi, ka lënë të kuptohet përmes një interviste për “Report Tv” se prokuorimi i parave publike mbetet shumë problematik, ndonëse ka përmirësim. Ka patur një mbledhje me dyer të mbyllura të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ku është pyetur Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaji. Gaçi ka sqaruar në intervistë se problemet e përqendrimit të tenderave në pak duar është një problem serioz.

Subscribe to RSS - gaci