anija
Gjendet pas 107 vitesh anija e eksploratorit britanik, Ernest Shackleton
Një anije e mbytur një shekull më parë në brigjet e Antarktidës është gjetur pak ditë më parë. Anija e eksploruesit anglo-irlandez, Ernest Shackelton, u zbulua në thellësitë e detit Vedel.
Në vitin 1915, anija “Endurance” u bllokua në akull, duke e detyruar Shackleton dhe ekuipazhin e tij ta braktisnin pa u mbytur ende.
Pas plot 107 vjetësh, anija prej druri është gjetur “praktikisht e paprekur", tha Mensun Bound, drejtor i eksplorimit në Fondacionin Detar të Trashëgimisë Falklands, i cili organizoi ekspeditën kërkimore.
Zbulohet e paprekur anija 2 400 vjeçare (Video)
Një anije tregtare me gjatësi 23 metra e gjetur nga një grup arkeologësh në Detin e Zi, është më e vjetra e zbuluar deri më tani. Është identike me anijen e Odiseas e ilustruar në një qeramikë të famshme në Muzeun Britanik. Sipas Thë Guardian kjo anije besohet të ketë mbetur në shtratin e detit për më shumë se 2400 vjet qëkurse u fundos.
Anija 23 metër e gjatë u gjet pothuajse e paprekur gjatë ekspeditës së vitit 2017 në një thellësi prej më shumë se 2 km. Ishin thuajse të padëmtuara, direku, timoni dhe ndenjëset e kupive ende në vend
Video e incidentit në Egje mes anijeve greke e turke
Incidenti që shkaktoi tension të madh në Egje kur një fregatë greke "Gavdos 090" u godit nga një anije turke patrullimi është regjistruar nga kamerat e sigurisë së fregatës greke. Anija turke e patrullimit e përplasi luftëanijen greke 60 metra të gjatë 20 minuta para mesnatës të së hënën. Në deklaratën e saj Komanda e Kapitenerisë greke tha se "Në lindje të ishullit Imia brenda ujërave territoriale greke, një anije turke patrullimi bëri manovra të rrezikshme dhe goditi në majë anijet GS" 090 ", e cila ishte duke kryer patrullim.
(Video) Anija lufton me dallget 35 metra te larta në Detin e Veriut
U deh dhe e përplasi anijen 7000 tonëshe në brigjet skoceze
Një drejtues i një anijeje transporti 129 m të gjatë, u deh dhe me shpejtësi maksimale iu drejtua brigjeve skoceze. Ngjarja është e vërtetë dhe ka për protagonist një kapiten rus të transportueses “Lysblink Seaëays”, 7000 tonëshe, i cili pasi kishte pirë gjysmë litri rum devijoi itinerarin dhe u përplas në Kilchoan, në gadishullin Ardnamurchan më 18 shkurt të këtij viti. Anija u dëmtua rëndë dhe tani shkon për skrap.
Videolajm/Operacioni për shpëtimin e anijes me emigrantë në Rodos
Greqia është kthyer në pritësen më të madhe të emigrantëve nga Mesdheu dhe kryesisht të anijeve me klandestinë që nisen nga brigjet e Turqisë me destinacion ishujt greke. Që prej shpërthimit të konfliktit në Siri mijëra sirianë kanë nisur udhëtimin drejt Europës. Në këtë rrugëtim janë shënuar disa tragjedi për shkak të mbytjes së varkave dhe anijeve me emigrant. Anija e fundit që ka prekur brigjet greke ishte në ishullin e Rodos ku u ndërmor dhe një operacion shpëtimi.