operativ
Google drejt një sistemi universal operativ
Po bëhet revolucion nga ana e motorit të kërkimit Google, i cili po shkon drejt një sistemi operativ universal, i vlefshëm si për kompjuterat, ashtu edhe për smartfonët. Për t’i menaxhuar të gjitha këto do të jetë në dispozicion Android, i cili për momentin ndodhet nën lenten antitrust të Bashkimit Evropian. Sipas gazetës amerikane ”Wall Street Journal”, kjo kompani, brenda vitit 2017, mund të bashkojë në një ambient të vetëm teknologjik ChromeOS dhe Android për një ekosistem të vetëm.