Venecias
Reforma në drejtësi, më 24 tetor seancë dëgjimore nga Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë draftin me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga grupi i ekspertëve vendës dhe të huaj, që do t’i hapë rrugë reformës në drejtësi. Komisioni bën pjesë të punës së tij reformën në drejtësi, të përmbledhur në një dokument voluminoz, të dorëzuar nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj të angazhuar në Komisionin e Posaçëm. Në kalendarin e punës, komisioni parashikon që në 24 tetor, në orën 9 mëngjesit, drafti i kryereformës në Shqipëri të prezantohet nga kryetari socialist i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.