frankfurt
Mungesa e stendës “Albania” në panairin e librit në Frankfurt dhe Tetori i Librit në Tiranë
Prej shumë vjetësh stenda “Albania” mungon në Panairin më të madh në botë që organizohet çdo vit në mes të muajit tetor. Është një shpërfillje e përvitshme që shteti shqiptar i bën një ngjarjeje me përmasa botërore në fushë të kulturës. Dhe nuk bën dallim nëse është qeverisje e majtë apo e djathtë, të gjithë e kanë fshirë prej kohësh nga agjenda e tyre njërin nga detyrimet bazë që kanë për mbështetjen dhe promovimin kulturës së vendit.
"Si grek u ndjeva në siklet kur më kontrolluan pasaportën në aeroport"
E mbani mend atë fotolajmin kur kryeministri shqiptar Edi Rama kontrollohej në një aeroport të Holandës? Duket se ky është një standard i dedikuar për ballkanasit, vipa apo jo vipa qofshin. Këto ditë i ka rënë për hise kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis që të kontrollohet në aeroportet gjermane, më konkretisht në atë të Frankfurtit.
“Si grek u ndjeva i sikletosur kur u çova në një terminal të ndryshëm të aerportit të Frankfurtit dhe prita 20 minuta që të më kontrollonin pasaportën”, tha Mitsotakis gjatë një takimi të organizuar në Bruksel.
Frankfurti si mollë e ndalume
Përsëri, në panarin e Frankfurtit mungon libri në gjuhën shqipe. Mungon stenda e Shqipërisë. Mbi të gjitha, në këtë hapësirë të komunikimit letrar, mungon autori shqiptar, ai që është e jo të shpiket, me ndihmën e qeveriut apo të partive politike, të lodhura nga korrupsioni dhe mashtrimet, në diell dhe shi.