e kaluara
Raunig flet për dosjet e Sigurimit të Shtetit: Hapja e tyre ka natyrë delikate, e kaluara e dhimbshme ka nevojë të dëgjohet
Gjatë një aktiviteti për rolin e medias, përfaqësuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig tha se hapja e dosjave të ish-shërbimit sekret në Shqipëri ka një natyrë delikate. Sipas tij edhe pse e kaluara është e dhimbshme, përsëri është e nevojshme të dëgjohet. “Mundësia që plagët që nuk janë shëruar të gjakosen sërish përbëjnë rrezik. Edhe pse nuk është e lehtë të flasim për një të kaluar të dhimbshme, shoqëria ka nevojë të dëgjojë historitë e të mbijetuarve dhe të kuptojë përmasat e shkeljeve të bëra gjatë regjimit të kaluar.