plagosje
Një përgjigje nga prokuroria: Shko pyet Sajmir Tahirin
Një histori e rrëfyer për gazetën “Panorama” jep një pamje të asaj që ndodh në terren, në përballjen me institucionet e shtetit shqiptar. Erlado Kollovi, basketbollist 18 vjeçar nga Vlora, u plagos me thikë nga dy bashkëmoshatarë. Ai tentoi ta zgjidhte këtë situatë duke iu drejtuar institucioneve, por ka marrë një përgjigje që flet qartë. “Ka qenë data 28 prill, rreth orës 1 të drekës. Kisha dalë nga shkolla me dy shokë të mi dhe po bëja rrugën për në shtëpi. Rrugës pashë shokun e klasës, R.K, me një djalë tjetër, pak a shumë mosha jonë. Më thirri për të shkuar tek ai.
Gjithçka ndodh vetëm majtas
Dikush duket se u ka bërë magji ose thënë ndryshe i ka marrë mësysh të majtët në qeverisje. Sepse sa ishin në opozitë me gjithë sfidat e mëdha që kishin, përsëri dukeshin të bashkuar me njëri tjetrin aq sa i kishim zili.
Por peri i tespiheve u këput pa kaluar shumë nga ardhja në pushtet dhe ngjarje interesante ndodhen njëra pas tjetrës. Ngjarje që në fakt e okupuan dhe vazhdojnë ta okupojnë interesin e publikut.
Siri/Goditet me antitank makina e tre gazetarëve rusë(video)
Incident tjetër me rusët në Siri. Tre gazetarë rusë goditen nga në makinë nga një predhë antitank në kufirin turko-sirian. Mediat ruse flasin për një goditje të qëllimshme, pasi sipas tyre aty ndodheshin 17 gazetarë me shenja të qarta të medias. Sulmi ndodhi dje më 23 nëntor në fshatin Daghmashlia në zonën e Zuaek. Tre gazetarët u plagosën.
Al-Baghdadi është plagosur gjatë sulmeve ruse
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se kalifi që drejtoj Shtetin Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është plagosur gjatë sulmit të fundit ajror. Dy ditë më parë u njoftua se një konvoj i ISIS ku ndodhej edhe ai u godit dhe dyshohej se mes viktimave mund të ishte edhe Al-Baghdadi. Por sot burime në terren flasin se ai është plagosur dhe ndodhet në spital në Al-Qaim, në veriperëndim të Irakut, i cili ruhet nga trupat e ISIS.