san jose
Kolumbi, zbulohet ngarkesa 1 miliardë dollarë e anijes San Jose, mbytur në vitin 1708
Mbetje të një anijeje të vitit 1708 janë zbuluar në Kolumbi, në detin e Karaibeve në Cartagena. Vlera e materialeve të çmuara që janë gjetur në anijen e mbytur mendohet të jetë 1 miliard dollarë dhe i përkasin anijes San Jose, mbytur gjatë luftës për fronin spanjoll të shekullit të 18-të. Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka njoftuar në Twitter zbulimin.
Dy studentë zbulojnë galaktikën më të dendur të vëzhguar ndonjëherë
Dy studentë të universitetit të San Jose në Kaliforni, zbuluan atë që konsiderohet galaktika më e dendur e vëzhguar ndonjëherë. Richard Vo dhe Michael Sandoval bënë zbulimin e galaktikë ultrakompakte dhe madje realizuan edhe një video ilustrim. Galaktikat e dendura janë shumë të ndriçuara, kompakte dhe me madhësi shumë të vogël. Ndaj edhe quhen xhuxhe. Nëse një e tillë do të vëzhgohej nga sipërfaqja e një planeti, do të shihej një qiell me 1 milionë yje njëherësh. Se çfarë ofron një pamje e tillë, mjafton të kujtohet se një vëzhgues nga Toka, sheh me sy të lirë vetëm disa mijëra yje.