bileta

Edukata morale e Facebook-ut, bamirësi dhe kodoshi i Tiranës

Postuar në 01 Tetor, 2019 04:00

Erion Veliaj ka bërë çmos qëkurse mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës që të mbajë larg vetes ndonjë bar të keq që akuzohet për korrupsion. Ose më saktë: që kapet gafil në akte të dyshimta.

Si një njeri që është vetëprojektuar për kryetar të PS-së, z. Veliaj, që operon në politikë me instinkt dhe pabesi, që janë mikroklima e logjikës së tij, ka menduar thjesht për t’u evidentuar si Ndryshe: Ata vjedhin, Unë Punoj. Ose Ne në Bashki punojmë.

Dy standarde qëndrimi publik nga Bashkia e Tiranës

Postuar në 04 Shtator, 2019 14:53

Prokuroria është detyruar të nisë hetimet, apo vlerësimin ligjor për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, që sipas raportimeve mediatike ka fjetur në një hotel në Barcelonë me 908 euro nata, paguar nga kompania “Fusha”. Ligji ndalon dhurime të kësaj natyre dhe tashmë Mazniku do të duhet që të kalojë formalisht në hetim. Nuk është vetëm emri i kompanisë që përbën rast të dyshimtë, por edhe qëndrimi publik I Bashkisë së Tiranës.

Asnjë prononcim, asnjë qëndrim, asnjë koment për këtë që ndodhi.

Hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga Rinasi. Ministri i Transporteve paralajmëron konçesion për aeroportin e Kukësit

Postuar në 01 Prill, 2016 14:38

Sot Ministria e Transporteve ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “Tirana Airport Partners” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve. Ministr Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se menjëherë do të hapet aeroporti i Kukësit, në këmbim të të cilit TIA-s i është zgatur me dy vjet kontrata konçesionare. Zgjatje kontrate do të ketë edhe nëse qeveria mendon të hapë aeroporte të reja, por e rëndësishme është që bie situata monopol që ka ndëshkuar rëndë qytetarët shqiptarë me çmimet e kripura.

Rritja e çmimit të biletës së urbanit në Tiranë përfundon në Gjykatë

Postuar në 01 Shkurt, 2016 13:52

Çështja e biletës së shërbimit urban në Tiranë përfundon në Gjykatë. Këshilltarët demokratë në Bashki kanë depozituar sot padinë përkatëse, shoqëruar me deklaratën se rritja e çmimit është akt abuzib. “Sot në emër të Partisë Demokratike dorëzova në Gjykatë kërkesën për shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Erjon Veliajt për rritjen me rreth 40% të çmimit të biletës së transportit urban qytetas në Tiranë, si një akt abuziv që do të rëndojë më tej xhepat dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.

Rritja e biletave të autobuzëve ishte jo transparente dhe e paargumentuar

Postuar në 12 Janar, 2016 02:07

Disa kompani private, të cilat ofrojnë shërbimin e transportit publik me autobuzë në Tiranë janë ankuar prej vitesh për gjendje të vështirë financiare dhe kanë kërkuar vazhdimisht rritje tëçmimit ose subvencione nga qeveria për shërbimin e tyre.

Buxheti i ri i Bashkisë, rrit kostot e jetës në Tiranë. PD: Rritja e çmimit të biletës është aferë korruptive

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 19:25

Dje u mor vesh se bileta e çmimit të urbanit në Tiranë shkon në 40 lekë të vjetra. Prej gati një jave kishte një debat publik, shoqëruar me kërcënime nga përfaqësues të linjave të transporti, që do të ndërprisnin aktivitetin, nëse nuk pranohej rritja e çmimit. Dhe Këshilli Bashkiak vendosi për “po”. Sot Partia Demokratike hedh dyshime se kjo lëvizje ishte e parashikuar dhe se ajo fsheh një akt korruptiv të kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj.

Diplomati kosovar: FSHF nuk u gjeti bileta liderëve të Kosovës, e turpshme

Postuar në 05 Tetor, 2015 11:09

Federata Shqiptare e Futbollit është kritikuar prej një muaji për mënyrën sesi ka menaxhuar çështjen e biletave të ndeshjes së kombëtares me Serbinë. Ndoshta për arsye sigurie, tifozët që do të hyjnë në stadiumin e Elbasanit janë “skanuar” edhe nga policia, por kjo nuk justifikon faktin që për ndeshjen në fjalë, FSHF nuk ka ndarë dot disa bileta për drejtuesit e Kosovës. Akuzën e ka bërë i ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci. Në një shkrim për gazetës Dita, Lladrovci bën thirrje për qytetari dhe mikpritje shembullore të ekipit serb, por nga ana tjetër:

Subscribe to RSS - bileta