Schulz
Gjermania merr frymë lirisht
Me 362 pro dhe 279 kundër Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate (SPD) në Gjermani miratoi propozimin e lidershipit për të marrë pjesë në negociatat me Bashkimin Kristiandemokrat (CDU / CSU) në mënyrë që të krijojnë një koalicion të madh nën drejtimin e Angela Merkel.
Gjermanët në “divan” për zgjedhje
Fakti që Gjermania është ekonomia më e fortë e Bashkimit Evropian, e bën lehtë të kuptueshme pse komuniteti ndërkombëtar është shumë i interesuar për zgjedhjet në Gjermani.Muajt e fundit, u shkruajt shumë për kandidatët, profilet e tyre dhe agjendën e tyre. Por jo për votuesit, mendimet e të cilëve, dëshirat, frustrimet, apo pretendimet pasqyrohen vetëm në sondazhet e zgjedhjeve. Gjetjet e një studimi të Institutit Rheingold janë jashtëzakonisht demaskuese për psikologjinë e zgjedhësit gjerman. Mund të përkufizojmë si një "babush" ... i dimensioneve mesianike
Schulz: Nëse fitoj zgjedhjet, do të largoj nga Gjermania armët bërthamore të SHBA
Kreu i socialdemoratëve gjermanë dhe kandidat për kancelar në zgjedhje, Martin Schulz ka bërë thirrje që SHBA të heqin armët bërthamore nga territori i Gjermanisë. Kjo sipas tij do të ndodhë nëse ai fiton zgjedhjet përballë kancelares aktuale Angela Merkel.
Si kancelar do të angazhohem që të heq armët bërthamore të stacionuara në vendin tonë
tha ai në një takim elektoral në Trier.
Kandidati për kancelar: Të ndalohet mitingu i Erdogan në Hamburg
Kandidati socialdemokrat për kancelar të Gjermanisë, Martin Schulz ka bërë thirrje që të ndalohet mitingu që parashikohet të mbahet nga Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan në Hamburg. Sipas Schulz një aktivitet i tillë nuk duhet lejuar për shkak të sundimit autoritarist të Erdogan si dhe të faktit se nuk duhet lejuar që ndasitë e politikës së brendshme turke të importohen në Gjermani.
“Nuk dua që z. Erdogan, i cili burgos politikanët opozitarë dhe gazetarët në Turqi të zhvillojë takime të mëdha në Gjemani”, është shprehur Schulz.
Një Europë e fortë përballë autoritarëve Trump, Putin e Erdogan
Dobësimi i demokracisë në SHBA, Rusi dhe Turqi, duhet ta bëjë Bashkimi Evropian më të fortë, tha liderin i social-demokratëve gjermanë, Martin Schulz në një intervistë për mediat gjermane.
Ish-presidenti i Parlamentit Evropian dhe kandidat për kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet federale parlamentare në shtator, tha se Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Retzep Tagip Erntogan sillen si "udhëheqës autoritarë"
Schulz kërkon ribashkimin e Qipros, një nga propozimet krijimi i një shteti federativ
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz vizitoi këtë të martë Qipron, nga ku deklaroi se është koha që ishulli të bashkohet, në mënyrë që edhe Europa të jetë e bashkuar. “Është koha për ribashkimin e Qipros sepse pa bashkimin e Qipros Europa nuk mund të jetë e bashkuar”-theksoi Schulz gjatë fjalës në parlement. Kreu i PE-së shtoi se shtetet kombe kanë treguar se kanë ditur të bashkëjetojnë në hapësirën europiane dhe një zgjidhje për Qipron do t’i japë fund status quo-së shumëvjeçare pas pushtimit të një pjese të ishullit në vitin 1974 nga Turqia.
"Europa nuk ka dështuar akoma, por situata është ekstremisht shqetësuese”
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, paralajmëron se situata në Europë është thellësisht shqetësuese. Përmes një interviste për revistën gjermane “Spiegel”, Schulz komenton se precipitimi i situatës ka sjellë Europën para një sfide ekzistenciale dhe të vlerave. “Europa nuk ka dështuar akoma, por situata është ekstremisht shqetësuese. Europa u themelua si një komunitet i lidhur nga solidariteti. Shtetet anëtare ranë dakord që të punojnë ngushtë sepse e dinin se bashkë ne jemi më të fortë.
Schulz: Skandali i Volkswagen me pasoja për ekonominë gjermane
Kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz në një intervistë për gazetat lokale në Gjermani deklaroi se skandali i Volkswagen me manipulimin e parametraveve të ndotjes në motorrët Diesel do të jetë me pasoja për ekonominë gjermane, por u shpreh optimist se kompania më e madhe e prodhimit të makinave në Europë do ta tejkalojë këtë krizë.