munguan
Hetimi i CEZ, si votuan deputetët dhe cilët munguan
Me 54 vota kundër maxhoranca ka rrëzuar dje kërkesën e Partisë Demokratike për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit që mundëson hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ-it. Kërkesa e demokratëve mori vetëm 50 vota pro dhe 12 vota abstenim. Votimi ka ndarë në dy pjesë Grupin Parlamentar të LSI-së. Ndërsa kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, që është akuzuar nga opozita për përfshirjen në aferën e CEZit, ka votuar pro për hetimin ndërkombëtar. Ilir Meta dhe 8 deputetë të LSI-së bashkuan votat me demokratët për të miratuar projektligjin e opozitës.