hoxha
Ish-ambasadori shqiptar në OKB: Marrëdhëniet me SHBA nuk preken
Zhurma e krijuar me votimin e Shqipërisë në OKB duket se po fryhet politikisht më shumë nga pesha reale e këtij qëndrimi për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Ndonëse qeveria shqiptare nuk ka qenë bindëse në argumentimin që i ka bërë votës së saj, ajo thotë se ka informuar për qëndrimin që do të mbante ndaj rezolutës për Jeruzalemin të gjitha institucionet që kanë kërkuar të kenë dijeni për këtë proces.
Zbardhet takimi sekret Hoxha-Zahariades në Korçë
Gjashtëdhjetë e tre vjet pas përfundimit të Luftës Civile Greke materiale të rralla nga arkivat shqiptare hedhin dritë mbi zhvillimet e kësaj periudhe. Në verën e vitit 1949, teksa fati i Luftës Civile Greke ishte përcaktuar në masë të madhe, udhëheqja komuniste shqiptare u përpoq me çdo mënyrë për të përmbushur kërkesat e komunistëve grekë dhe për të ndihmuar luftën guerile, në bazë të rekomandimeve të Moskës dhe Beogradit, por pa u ekspozuar gjerësisht dhe pa minuar sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.
Sabit Brokaj “rrëzon” Katovicën e Servet Pëllumbit. Dokumente nga Moska erdhën që në vitet ’82-83, por ato i “vaksinonte” Sulo Gradeci
Sabit Brokaj, mjek i Enver Hoxhës dhe ish-ministër Mbrojtjeje, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama”, ku flet për periudhën e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. Brokaj del me një “tezë” që sipas tij i përgjigjet të dhënave zyratare që ai thotë se i ka lexuar përmes azhanseve që i shkonin Enver Hoxhës. Në cilësinë e dëshmitarit, mjeku i Hoxhës thotë se dështimi i socializmit si praktikë dhe komunizmit si teori ishte vlerësuar nga institute studimi në Moskë që në vitet ‘82-83.
A ishte Enver Hoxha një komunist nacionalist?
Të bësh një analizë pak a shumë të saktë e gjithpërfshirëse të Enver Hoxhës është një mision i vështirë e, me sa duket, i parakohshëm. Misioni bëhet edhe më i vështirë në këtë klimë intolerance prej lufte të ftohtë, të krijuar nga lukunia e spiunëve dhe e komunistëve të konvertuar që kanë qeverisur vendin këto 23 vjetët e fundit.
Një diskutim mbi takimin Hoxha -Çabej
Një diskutim interesant është zhvilluar së fundmi në blogun “Peizazhe të Fjalës” mbi origjinën, por edhe arsyet e takimit mes Enver Hoxës dhe gjuhëtarit Eqrem Çabej, sjellë në vëmendje nga një foto e njohur. Përmes një postimi në këtë blog bëhet një intepretim vizual e perceptues i fotos për të kaluar në disa konsiderata të përgjithshme për raportet mes pushtetit dhe shkencës në Diktaturë. Shkruan autori i shkrimit:
Letra e Nexhmije Hoxhës/ “Mehmeti vrau Enverin”
Nexhmije Hoxha i ka dërguar një letër gazetarit të gazetës “Dita”, Xhevdet Shehu, të cilën gazeta e ka publikuar si Ekskluzive. Letra është një përgjigje me komente për librin “Prapaskena” të Shehut të cilin e veja e Enver Hoxhës e vlerëson. Znj. Hoxha bën një mbyllje në letër që është si të thuash një kundërhistoriografi. Sipas zonjës Hoxha, vetëvrsja e Mehmet Shehut e tronditi shumë Enver Hoxhën, aq sa mund të thuhet se Mehmei vrau Enverin.