katedrale
Xhami apo katedrale? Në Kordoba “rinis” Rekonkusita...
Marrëdhëniet fetare në Europë janë në fije të perit, sado që shumëkush përpiqet që të kalojë tensionet pas formulave të përgjithshme. Përveç shfaqjeve të qarta politike, siç është rasti i rritjes së shpejtë të partive të ndryshme të krahut ultra të djathtë, një incident në Spanjë, ndoshta flet më mirë. Revista e njohur “Foreign Policy” raporton se xhamia më e njohur e Spanjës, xhami a e Kordobës, u zhduk nga Google Maps për dy javë. Nëse kërkoje gjatë mesit të nëntorit për këtë xhami, aty të dilte Katedralja Katolike e Kordobës, e cila ndodhet brenda mureve antike të xhamisë.
Papa Françesku nga Katerdralja e “Shën Patrikut” në Nju Jork ngushëllon për vdekjen e mbi 700 besimtarëve myslimanë
Papa Françesku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mbi 700 besimtarëve myslimanë të cilët humbën jetën nga një ikje e rrëmujshme gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mina, rreth 5 km larg Mekës. Kreu i Vatikanit drejtoi shërbesen në Katerdralen e “Shën Patrikut” në Nju Jork, kur iu kërkoi të gjithë të pranishme të luteshin për të gjithë personat që kishin humbur jetën në Mekë dhe për të plagosurit. Në fillim të një meshe me përfaqësues të klerit, papa Françesku përshëndeti, sipas tij, “vëllezërit e mi islamë” pasi sot “festohet Dita e Sakrificës”.