alkooli

Tregu arab/BE-ja i heq verës alkoolin

Postuar në 08 Maj, 2021 18:08

Dealkoolizimi i verës ka qenë një temë që është diskutuar shpesh vitet e fundit në BE, por pak ditë më parë është hedhur një hap konkret. Shumica e vendeve anëtare e mbështesin një hap të tillë, duke e parë si një mundësi të mirë për shtrirjen në tregjet arabe. Praktikisht, propozimi bazohet mbi një dokument të Presidencës së Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilin adresohet praktika e heqjes së pjesshme dhe totale të alkoolit nga verërat.

Cila është mënyra e duhur për të folur për rreziqet e alkoolit?

Postuar në 10 Maj, 2019 15:11

Ndikimi negativ që një shishe verë mund të ketë te shëndeti i njeriut është i barabartë me atë të 5 cigareve në javë për meshkujt dhe 10 të tillave për femrat. Ky ishte përfundimi në të cilin arriti disa muaj më parë një studim i kryer në Universitetin e Southhamptonit në Britani, i publikuar në revistën “BMC Public Health”. Studimi bënte një krahasim të drejtpërdrejtë mes rrezikut të kancerit që sjell alkooli dhe cigarja.

Bashkimi Sovjetik "kundër" vodkës

Postuar në 18 Prill, 2017 12:55

Alkooli është një pije e dëmshme për shëndetin. Këtë e dëgjojmë përherë, por nuk ndodh përherë që shteti të angazhohet në fushatë kundër këtij vesi. Edhe në Shqipërinë e kohës së atij që sot quhet komunizëm, propaganda edukative në këtë drejtim, ndalonte në këshilla për “të prekurit”, në ndëshkime, apo në kritika të hapyra që binin ndesh me atë që quhej morali komunist.

George Best nuk vdiq nga alkooli, por nga mbidoza

Postuar në 16 Nëntor, 2015 00:08

Të dhëna të reja dalin në dritë për vdekjen e futbollisti të njohur, George Best. Ai vdiq në vitin 2005 si pasojë e përdorimit të tepruar të alkoolit, por në fakt, sipas gazetës britanike “The Sun” , që i referohet një dokumentari të “Channel 5”, Best vdiq si pasojë e mbidozës së drogës. Best pranoi se muajt e fundit të jetës kishte shtuar shumë konsumin e alkoolit, flinte pak dhe nuk hante mirë. Sipas doktorit Jason Payne-James alkooli solli mjegulloi gjykimin e futbollist irlandezo verior duke çuar në mbidozë.

"Të drejtosh shtetin në efektin e drogës, të kthjellon idetë", thotë Fatos Klosi

Postuar në 02 Gusht, 2015 22:27

Për disa ka lënë nam, për disa të tjerë ka thënë një të vërtetë të natyrshme ish-kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Fatos Klosi. Ai në gazetën "Sot" thotë se deputetë dhe politikanë shqiptarë e kanë drogën si gotën e rakisë. “Të thuash sot se një ministër apo deputet pi drogë, është si të thuash piu një gotë raki. Përdorimi i drogës është problem personal. Është zgjedhje personale. Dhe asnjë nuk mund të kritikohet për këtë. Por, ky propozim është bërë për të ngritur tymnajë, për të baltosur njëri-tjetrin. Ky propozim do të përdoret si shantazh.

Subscribe to RSS - alkooli