Kryeprokurori

Pritet tensionim i situatës politike, PD-LSI në protestë të hënën

Postuar në 16 Dhjetor, 2017 18:23

Vendi mund të futet sërish në një spirale tensioni politik. Zgjedhja e kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm të hënën do të gjejë jashtë parlamentit dy partitë e opozitës, PD-LSI. Drejtues të saj kanë vendosur mbajtjen e një proteste kundër përpjekjes së mazhorancës për të përmbyllur këtë proces.

Shehi: Pse policët në Vetting dhe jo Kryeprokurori?

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 19:31

Në kulmin e debatit mbi zgjedhjen e Kryeprokurorit, Dashamir Shehi i adresoi kryeministrit në parlament pyetjen përse kërkohet vetting për policët e thjeshtë dhe kur nuk kërkohet për Kryeprokurorin qoftë edhe atë të përkohshëm.

Sipas, tij reforma në drejtësi është zvarritur qëllimisht nga mazhoranca që sipas tij po ndjek politikën e batutave, një model i promovuar nga kryeministri në detyrë.

Lufta kundër Gylen, Erdogan sjell kryeprokurorin turk në Tiranë

Postuar në 21 Maj, 2017 22:40

Turqia ka intensifikuar veprimet në terren për goditjen e elementëve të organizatës Fetullah Gylen edhe në Shqipëri. Pas kërkesave në rrugë diplomatike dhe deklaratave nga krerë të disa agjencive qeveritare turke që veprojnë në Shqipëri, në Tiranë mbërriti Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë,  Mehmet Akarca, i cili kërkoi edhe zyrtarisht bashkëpunimin e organeve hetimore të të dy vendeve për këtë çështje.

Luksi i vajzës së kryeprokurorit Llalla dhe perspektiva e reformës në drejtësi (Foto)

Postuar në 01 Gusht, 2016 13:29

Në rrjetet sociale janë publikuar sot foto të vajzës së kryeprokurorit Adriatik Lalla, e cila nga sa shihet bën një jetë luksi. Fotot janë publikuar në profilin e Bledi Manes në Facebook, kolumnist dhe gazetar, i cili thotë se vajza e kryprokurorit shkon në kolegjin turk ku po kryen studimet  me 2 makina te shtrenja "Range Rover" të cilat kushtojnë 78 mijë euro të dyja. Po ashtu shpenzimet e saj për bizhuteri dhe aksesorë janë të dukshme.

Në shtator do ndodhin "të gjitha". Llalla paralajmëron arrestime të zyrtarëve të lartë

Postuar në 11 Shtator, 2015 17:29

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, paralajmëroi arrestime të zyrtarëve të lartë në muajin shtator. Gjatë një takimi qe mbajti me Njësinë Antikorrupsion kreu i prokurorisë konfirmoi atë çka kishte thënë pak kohë më parë se do të përmbyllte hetimet dhe do të çonte në gjykatë zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion apo dhe të përfshirë në aktivitete kriminale. Gjatë takimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Llalla prezantoi prokurorët e rinj të njësisë antikorrupsion.

Subscribe to RSS - Kryeprokurori