hartat

Historia e botës përmes hartave

Postuar në 21 Dhjetor, 2023 20:38

Universiteti i Çikagos ka bërë të disponueshme online - falas - pesë vëllime të Historisë së Hartografisë.

Secila prej tyre, sipas kohës kur është hartuar, tregon imazhi që njerëzit kanë pasur për botën.

Me mijëra vjet para se të shpikeshin satelitët dhe GPS-i, hartat përdoreshin për t’u orientuar dhe për të kuptuar botën.

BBC ngre dyshime për imazhet e mjegullta të Gazës në Google Maps

Postuar në 17 Maj, 2021 19:22

Një nga vendet më të populluara në botë, Gaza çuditërisht është e paqartë në Google Maps. Një gjë e tillë është evidentuar sidomos së fundmi, kur studiuesit duke përdorur informacion me burim të hapur, në dispozicion të publikut - përfshirë të dhënat e hartës – janë përpjekur të lokalizojnë sulmet dhe të dokumentojnë rrënimin që ato lënë pas.

Harta të Kosovës në kompjuterin e Bin Laden. Mediat serbe publikojnë pjesë nga materialet e ish-kreut të Al - Qaedas

Postuar në 20 Nëntor, 2017 13:18

Gazeta serbe “Politika” raporton mbi një fakt që lidhet me materialet e gjetura nga shërbimet amerikane në kompjuterin personal të liderit të Al- Qaedas, Osama Bin Laden. Sipas kësaj gazete, Bin Laden kishte një fotografi të kishës së Mitrovicës dhe një hartë të qytetit. Nga 470,000 dosje online që u publikuan së fundmi, ekziston edhe një baner që lexon Kosova Xhihad, një hartë e Kosovës e periudhës Osmane që tregon Prishtinën dhe Vuçiternën. 

"Atlasi i Kuq", Wikipedia e Luftës së Ftohtë

Postuar në 13 Tetor, 2017 23:25

Bashkimi Sovjetik ka realizuar sipërmarrjen hartografike më të madhe në historinë e njerëzimit. Fakti del në dritë nga një kërkim i një të apasionuari pas hartave, John Davies dhe Alexander Kent, gjeograf në Universitetin e Canterbury, të cilët kanë publikuar një libër me titullin: “Atlasi i kuq”. Librit i kushtohet vëmendje edhe nga National Geographic, që sjell edhe disa foto nga realizimet e kartografëve sovjetikë që përfshijnë në harta hollësi thuajse të paimagjinueshme për rrjetin urban, rrugor deh gjeografik.

Grekët dhe Turqit shkëmbejnë hartat për bashkimin e Qipros

Postuar në 12 Janar, 2017 12:20

Pala greke e Qipros dhe ajo turke shkëmbyen "hartat" në kuadër të një plani që piskutohet në në Gjenevë për bashkimin e ishullit.Harta e palës greko-qipriote propozon që pjesa turke-qipriotët të administrojnë është 28.2% të territorit të ishullit, një përqindje e cila është një gjysmë pikë përqindje më i ulët se plani “Anan”. Harta, thuhet se përfshin zonat e mëposhtme: Morphou Kythrea Assia, Vatyli.

Hartat e reja të Erdoganit

Postuar në 24 Tetor, 2016 16:54

Prezenca turke në Mosul, ku zhvillohet një betejë kundër Shtetit Islamik si dhe disa deklarata të presidentit Erdogan për Traktatin e Lozanës, kanë tërhequr vëmendjen mni objektivat e reja të politikës së jashtme turke. Lidhur me këto ndryshime që nuk janë pa pasoja, revista e njohur “Foreign Policy” shkruan në në shkrim të këtyre ditëve për një dukuri që po i jep shkëndija të reja nacionalizmit turk, të riadoptuar nga islamikët turq në formën dhe shprehitë e parashtruara më herët nga qemalistët.

Kufiri me Malin e Zi, “Koha Ditore”: Kosova humbet 8 mijë ha

Postuar në 10 Shtator, 2015 23:03

“Koha Ditore” shkruan se qeveria e Kosovës ka çeduar 8 mijë hektarë territor në favor të Malit të Zi, një vend me të cilin po diskutohet demarkacioni kufitar. Gazeta kosovare i referohet hartave malazeze, e prej nga aty shkruan se pala shqiptare rezulton humbëse(!) në këtë negociatë. “Fqinji perëndimor i ka publikuar të gjitha dokumentet, nga të cilat konfirmohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë.

Subscribe to RSS - hartat