Grekët dhe Turqit shkëmbejnë hartat për bashkimin e Qipros
Pala greke e Qipros dhe ajo turke shkëmbyen "hartat" në kuadër të një plani që piskutohet në në Gjenevë për bashkimin e ishullit.Harta e palës greko-qipriote propozon që pjesa turke-qipriotët të administrojnë është 28.2% të territorit të ishullit, një përqindje e cila është një gjysmë pikë përqindje më i ulët se plani “Anan”. Harta, thuhet se përfshin zonat e mëposhtme: Morphou Kythrea Assia, Vatyli.
Pala turko-qipriote, mësohet se ka kërkuar të administrojë 29.2% të territoreve ishullit.Mediat qipriote njoftojnë se ka kundërshtime për hartën e qipriotëve turq. "Pengesë" është përqindja e bregdetit, numri i refugjatëve të cilët do të kthehen në administratën greko-qipriote dhe faktin se kthimi nuk përfshin zonën e Morfou.
Paraqitja e hartave ka një histori që shkon pas në kohë në 1974 që në ditët e para të pushtimit turk të ishullit. Prezantimi i parë i një propozimi ishte në vitin 1974 nga Rauf Denktash dhe i dyti në formën e një propozimi alternativ nga ministri i jashtëm turk Turan Gunesh, ku kërkohej që 34% e territorit të ishullit të mbetej nën komandën turke, propozime të refuzuara nga pala greke.
Add new comment