Diabeti
Kapitalizmi dhe paratë nuk të bëjnë të lumtur
Wegovy prej dy vitesh ndihmon ata që kanë probleme me mbipeshën. Ilaçi i kompanisë Novo Nordisk është gjetje e Lotte Bjerre Knudsen, një shkencëtare daneze.
Zbulimi i saj është revolucionar. Ilaçi i saj bën që pankreasi të lëshojë më shumë insulinë, e cila ndihmon kundër diabetit dhe – sepse njerëzit që marrin ilaçin ndihen të ngopur më shpejt – edhe kundër obezitetit.
Covid-19, shkak për shfaqjen e diabetit
Koronavirusi mund të ndikojë në funksionin e pankreasit duke favorizuar zhvillimin e diabetit: kjo sugjerohet nga rasti i një pacienti të ri me infeksion asimptomatik SARS-CoV-2, i cili u sëmur me diabet autoimun (diabeti 1) në të njëjtën kohë kur u infektua. Rasti në fjalë është pasqyruar në revistën “Nature Metabolism” nga Matthias Laudes i Universitetit Schleswig-Holstein të Kiel, Gjermani.
Shkencëtarët izraelitë hedhin në qarkullim Zygosid - 50 që trajton diabetin e tipit 2
Shkencëtarët izraelitë po punojnë me një ilaç të ri, që mund të trajtojë shkakun kryesor të diabetit të tipit 2: rezistenca e insulinës. Ilaçi quhet Zygosid-50. Shkaqet e diabetit të tipit 2 nuk janë plotësisht të njohura për mjekët. Ka faktorë si obeziteti, stili i jetës, ushqimet e pashëndetshme dhe plakja, të cilat e shtojnë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.
Riklasifikohet sëmundja e Diabetit
Kërkuesit në Finlandë dhe në Suedi rekomandojnë një riklasifikim të sëmundjes së Diabetit, prej nga ku mund të kalohet në një trajtim më të mirë mjekësor. Sipas tyre, panorama e diabetit është shumë më e komplikuar sesa ajo që na ofrohet nga ndarja Tipi 1 dhe Tipi 2 dhe kuptimi i këtij fakti është një hap i madh në trajtimin e sëmundjes, ndonëse pranohet se kurat nuk do të ndryshojnë shumë shpejt.
Arrihet kurimi i diabetit të tipit 1
Hulumtuesit e Spitalit të Fëmijëve në Boston raportuan se arritën të kurojnë me sukses një rast me diabet të tipit 1 pas injektimit në pankresanin e një kafshe të qelizave burimore të gjakut, që nxitën prodhimin e proteinës PD-L1 që zakonisht është e pamjaftueshme te kafshët dhe njerëzit me këtë lloj të veçantë të diabetit.
100 mijë diabetikë në Shqipëri. 5 mijë të diagnostikuar çdo vit
Nëse do të pranojmë shifrën 2.8 milionë për prezencën e përhershme të banorëve në territorin e Shqipërisë, atëher diçka më pak se 4% e tyre janë të prekur nga diabeti. Vizion Plus raporton sot mbi përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje degjenerative e cila është shumë komplekse dhe që të komplikon jetën. 5 mijë është numri i të diagnostikuarve me diabet për çdo vit dhe sipas mjekut endokrinolog, Florian Tori, jemi në një prirje për epidemie. Sëmundja në fjalë e ndikon shumë cilësinë e jetës së pacientit, por ajo ka edhe pasoja sociale.
Krizë Diabeti në popullsinë e Afrikës Sub-Sahariane
Diabeti II është një sëmundje degjenarative e cila me kalimin e kohës krijon ndër të tjera kosto të mëdha financiare. Sëmundja vetë është datuar që në antikitet dhe ajo nuk njeh kufizime gjeografike apo rracore. Mirëpo të dhënat e përgjithshme sugjerojnë për një rritje të numrit të të prekurve, por edhe zgjerim të moshës së ekspozimit.
Diabeti i Tipit 1 – zbulohet se cilat molekula sulmohen nga sistemi imunitar
Një ekip kërkuesish në universitetin Lincoln në Britaninë e Madhe kanë identifikuar molekulën e cila sulmohet nga sistemi imunitar tek njerëzit me diabt të Tipit 1. Ky lloj diabeti zhvillohet kur trupi i njeriut është i paaftë të prodhojë insulinë, substancë e dosmosdoshme për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, duke e larguar glukozën nga gjaku drejt qelizave ku aty shërben si substrat energjetik. Ky tip diabeti hyn te sëmundjet autoimune, pasi sistemi imunitar vepron këtu në funksion të kundërt me atë që kryen normalisht, duke sulmuar qelizat që prodhojnë insulinën.
Është vetëm 3-vjeç dhe ka dy tipe diabeti!
Një vajzë nga Teksas është vetëm 3-vjeç dhe ka 2 tipe diabeti, duke u quajtur zyrtarisht si personi më i ri në botë me diabet.
Sipas mjekëve të cilët janë ende në studim e sipër të kësaj gjendje, gjithcka erdhi si pasojë e peshës së vajzës , e cila është 5 herë më e rëndë se moshataret.
3-vjeçarja peshon 35kg, ndërkohë që mjekët po përpiqen t`i japin dieta që do të përmirësojnë shëndetin e saj!
Ndërhyrja kirurgjikale për dobësim kuron diabetin!
Sipas ekspertëve të bësh një ndërhyrje kirurgjikale për të rënë në peshë shëron tipin 2 të diabetit të paktën për pesë vite.
Këtë rezultat ka patur gjysma e pacientëve të tyre, megjithatë asgjë nuk është e sigurtë 100%, ndonjëherë është edhe pak çështje fati.