moske
Merkel pritet me lule në vizitën e fundit në Moskë. Kërkon ndihmë për evakuimin e afganëve
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një vizitë para fundit të mandatit të saj në Moskë, ku është pritur nga presidenti rus Vladimir Putin. Ceremonia e pritjes ka patur një surprizë për Merkel të cilës Putin i ka dhuruar një tufë me lule, në shenjë respekti dhe lamtumire. Lidhur me axhendën e takimit, mediat raportojnë se Merkel ka kërkuar ndihmën e Moskës për ndërmjetësim te talebanët për lejimin e evakuuimit të aleatëve afganë të Perëndimit.
Rrjeti 5G lançohet në Rusi
Shërbimi 5G shtrihet në Moskë. Operatori rus i telekomit MTS ka njoftuar se disa nga klientët e saj do të mund të hyjnë në rrjetin e parë të kompanisë 5G në më shumë se një duzinë zonash përreth kryeqytetit rus. Rrjeti ultra-i shpejtë është vendosur të mbulojë zona si Gorky Park, një zonë përreth Universitetit Shtetëror të Moskës (MSU), si dhe Qendrën Ndërkombëtare të Biznesit në Moskë ndër të tjera. Mbulimi 5G përfshin 14 zona dhe është vendosur të zgjerohet më tej në të ardhmen e afërt, sipas MTS.
Akomodues i interesave serbe
Kryeministri Edi Rama ka folur në Real-Story për akuzën që bëhet se ai favorizoi ndarjen e Kosovës. Duke akuzuar një segment të politikës dhe medias se kanë helmuar opinionin me një gjë të paqenë, z. Rama argumentoi se ndarja e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë pjesë e axhendës së tij. Mirëpo ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë që ndër të tjera ka gjetur shembullin e gabuar për të mbrojtur veten:
Avioni goditet nga rrufeja, 13 te vdekur (Video)
Të paktën 13 persona gjetën vdekjen dhe 6 të tjerë u plagosën në një aksident ajror në Moskë. Incidenti ndodhi gjatë një ulje të detyruar të një avioni të kompanisë Aeroflot që kishte si destinacion qytetin e Murmanskut.
Pak minuta pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit Sheremetiev të Moskës pilotët njoftuan probleme teknike. Më pas ekuipazhi i avionit Sukhoi Superxhet 100, konfirmoi se disa minuta pas ngritjes u godit dy herë nga rrufeja, duke bërë që shumë pajisje të dilnin jashtë funksionit.
Video/Vuçiç, miku kryesor i Putin në paradën e Moskës
Videolajm/Rusi, arrestohet lideri opozitar Alexei Navalny
Policia ruse ka arrestuar kreun e opozitës Alexei Navalny pak para se të merrte pjesë në një takim ku do të bëbte thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale të18 marsit që sipas tij janë të fiksuara. Ai është liruar pas protestave që janë zhvilluar në Moskë.
Задержание одного человека теряет малейший смысл, если нас много. Кто-нибудь, придите и замените меня pic.twitter.com/TODVdF5lEm
Parada e 9 majit, në Moskë vetëm një president i huaj - moldavi Igor Dodon
Rusia ka zhvilluar sot paradën e 9 majit me të cilën kremton fitoren mbi nazizmin. Parada që zhvillohet në Sheshin e Kuq në Moskë është traditë tashmë dhe këtë vit mbushen 72 vjet nga 9 majio 1945 kur u firmos kapitullimi i Gjermanisë. Mirëpo parada siç raporton “The Moscow Times” u bojkotua në masë nga liderët perëndimorë duke lënë vetëm presidentin e Moldavisë, Igor Dodon, të vetmin kryetar shteti që mori pjesë në ceremoni.
Video/Arrestohet, Navalny, opozitari kryesor i Putin
Alexei Navalny, opozitar i presidentit rus, Vladimir Putin, është arrestuar sot gjatë një proteste anti korrupsion. Navalny ka organizuar protestën përmes blogut të tij dhe në qendër të saj ishte kryeministri Dimitri Medvedev, i vënë në qendër të akuzave se drejton një perandori të vërtetë pasurish të patundshme.
Lenini do rifreskohet dhe do ndërrojë kostum
Për dy muaj, nga 16 shkurti deri më 16 prill, mauzoleumi i Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq të Moskës jo shumë larg nga Kremlini, do të jetë i mbyllur për vizitorët. Agjencia Federale e Mbrojtjes së Kremlinit, e cila është përgjegjëse për mauzoleumet deklaroi se gjatë kësaj periudhe do të kryhen operacionet e nevojshme për mirëmbajtjen e trupit të balsamosur të udhëheqësit bolshevik .
Hakerimi “kalon” në Rusi, arrestohet specialisti kryesor i FSB-së për sigurinë kibernetike
Hakerat rusë të instruktuar nga Kremlini u bënë çështje kryesore e zgjedhjeve presidenciale amerikane, por një zhvillim i fundit në Rusi mund të ndryshojë optikën rreth kësaj teme. Mediat ruse raportojnë se policia e këtij vendi ka arrestuar së fundmi një nga specialistët kryesorë për sigurinë kibernetike në Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), i cili akuzohet se u ka kaluar informacione shërbimeve sekrete amerikane. Një ngjarje që risjell klimën e Luftës së Ftohtë.