Lenini do rifreskohet dhe do ndërrojë kostum
Për dy muaj, nga 16 shkurti deri më 16 prill, mauzoleumi i Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq të Moskës jo shumë larg nga Kremlini, do të jetë i mbyllur për vizitorët. Agjencia Federale e Mbrojtjes së Kremlinit, e cila është përgjegjëse për mauzoleumet deklaroi se gjatë kësaj periudhe do të kryhen operacionet e nevojshme për mirëmbajtjen e trupit të balsamosur të udhëheqësit bolshevik .
Punëtorët e mirëmbajtjes do të kryejnë larjen e trupit me përbërës kimike që shmangin shenjat e lagështirës dhe do t’i ndryshojnë kostumin Vladimir Leninit. Mirëmbajtja e kufomës së Leninit këtë vit përkon edhe me 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik, i cili shpërtheu më 7 nëntor 1917. Pas vdekjes së Leninit në vitin 1924 në moshën 53 vjeccare, qeveria sovjetike vendosi të balsamosë kufomën e tij.
Add new comment