shtei bektashi
Shteti Bektashi do na forcojë identitetin kombëtar!?
Ka dalë me një shkrim të vetin për idenë e shtetit bektashi, historian Marenglen Kasmi. Për ta thënë menjëherë: z. Kasmi është pro idesë së shtetit bektashi. Nëse nuk do të ishte pro, nuk do shkruante fare, pasi siç e dimë, ata që janë kundër, ulin kokën dhe kthejnë sytë nga ana tjetër. Megjithatë pa hyrë në motivet e këtij shkrimi, ia vlen sadopak të shohim "argumentet" pro idesë së shtetit të ri të Baba Mondit.