FPO

Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri

Postuar në 30 Shtator, 2024 13:17

Partia e Lirisë (FPÖ) e ekstremit të djathtë të Austrisë siguroi fitoren në zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë në historinë e saj me 29% të votave në zgjedhjet e së dielës (29 shtator), duke paralajmëruar një "epokë të re" për Austrinë.

Rreth 78% e elektoratit të Austrisë votuan duke nxjerrë fituese FPÖ, e ndjekur me dy pikë më pas nga partia e kancelarit Karl Nehammer. Edhe pse fitorja është e qartë, FPÖ  nuk mund të qeverisë pa koalicion.

Kjo fitore nënkupton hapjen e një dere për një "epokë të re", tha Herbert Kickl, lideri i FPÖ.

Subscribe to RSS - FPO