marson korbi
Tregu si Arkitekturë asgjësimi
Debati për arkitekturën, apo planifikimin urban të Tiranës së pas viteve ’90 është thjeshtëzuar përherë e më shumë në kuadrin e një konfrontimi që tematizon apologjinë e trashëgimisë me nevojën për zhvillim. Thuajse asnjë prej aktorëve kryesorë të përfshirë në të nuk ka qenë i gatshëm të shkojë përtej kësaj llogoreje që në fund i ka lënë fitoren palës së “zhvilluesve”.