gugllistika
Guglli-stika si Albanologji alternative
Dikush që administron faqen e Facebook të universitetit të Gjirokastrës, shpërndante një video të Eqrem Çabejit, ku gjuhëtari flet për gjuhën shqipe, kalon thukët mbi evolucionin e shkrimit të saj nën idenë e konvergimit të dialekteve. Një rrugëtim ky i elaboruar shkencërisht sipas Çabejit që nuk e tradhëton idenë e kombësisë, përkundrazi e konfirmon atë.
Një ndër gjuhët e lashta të kontinentit -, kujdeset të thotë Çabej, mesazh ky që e ndihmon pra ta kuptojmë ngjizjen e një kombi të ri, deri vonë, i thërmuar politikisht si rrallë kush.