trafiku i armeve
Vuçiç po armatos paramilitarë serbë në Kosovë. Akuza: Policët u rrëmbyen se zbuluan trafikun e armëve
Një politikan dhe activist serb i Kosovës, sekretar i Përgjithshëm i Instutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Boganoviç, shkruan në profilin e vet në tuiter se rrëmbimi I tre policëve të Kosovës është bërë pasi ata kishin zbuluar trafik armësh nga Serbia.
Bogdanovic citon burime të vetat sipas të cilave trafiku drejtohej dhe kishte destinacion trupat paramilitare të Radoiçiçit në Kosovë, që sipas tij janë Njësitet antiterroriste të policisë serbe.