Anastas Kostandini
Mozaiku, poemë me ngjyra e Shqipërisë
Dyzet e dy vjet pasi u vendos në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, mozaiku “Shqipëria” ka marrë ngjyra të reja falë restaurimit të financuar nga një projekt i Bashkimit Europian. Vepra që mban autorësinë e Josif Drobonikut, Vilson Kilicës, Anastas Kostandinit, Agim Nebiut dhe Aleksandër Filipit përbëhet nga gurë me 123 nuanca dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 565 m2.
Procesi i restaurimit mori dy vjet kohë dhe u krye me gurët e të njëjtës fabrikë në Venecia, ku u prodhuan gurët e origjinalit.
Anastas Kostandini tregon në MCN TV historinë e ndërtimit të tij.