autonomia strategjike
Replikë me Macron nga Polonia: Jo autonomi strategjike, por Partneritet strategjik me SHBA-të
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka provokuar debate me deklaratën e tij për “autonominë strategjike” të Europës nga SHBA, sidomos nisur nga fakti se ajo erdhi në kthimin e tij nga një vizitë në Kinë. Si për të konfirmuar rrëmujën që ekziston në Europë për këto çështje, ka reaguar, madje replikuar, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.
Në vend të ndërtimit të autonomisë strategjike nga SHBA, propozoj një partneritet strategjik me SHBA
Macron hedh grepat në mundësinë ekonomike kineze për Europën
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për rrezikun strategjik që i vjen Europës nga shndërrimi eventual i saj i një “dishepulli” të Amerikës në konfrontimet e kësaj të fundit me Kinën. Gjatë një interviste të dhënë në avionin presidencial francez – stil alla amerikana ky - në rrugën e kthimit nga Kina, Macron ka ritheksuar konceptin e “autonomisë strategjike” për Europën nën drejtimin e Francës, me ambicien e shndërrimit në një superfuqi e tretë.