neritan nallbati
Lajm pa burime që mund të ndodhë: Neritan Nallbati zëvendëson Gedis Nano
Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Atë ia ka refuzuar ministri i Brendshëm Blendi Çuçi.
Gledis Nano nuk e ka dhënë dorëheqjen. Atë ia ka kërkuar ministri Çuçi në prani të një oficeri me mbiemrin Rrumbullaku, por që Nano e ka refuzuar. Çuçi citohet të jetë shprehur madje se dorëheqjen ia ka kërkuar për shkak të ngjarjeve të fundit për të mos i krijuar kosto qeverisë “Rama”.
Sot raportohet se Gledis Nano do të hiqet. Po, ai do të hiqet për shkak të atyre që kanë ndodhur.