rrjeti i transmetimit
240 mld euro investim për rrjetin e transmetimit në Europë deri më 2040-n
Bashkimi Europian parashikon të investojë 240 miliardë euro në ndërtimin e një rrjeti të transmetimit të energjisë elektrike, që vjen si pjesë e një plani të ndalimit të furnizimit me gaz nga Rusia. Në total janë 141 njësi investimi deri në vitin 2040 e që në finale ka për synim rritjen e fuqisë së transmetimit në kontinent me 142 gigavatësh, zgjerimin e rrjetit me 43 mijë km të reja rrjeti dhe krijimin e 1.6 milionë vendesh të reja pune.